Partizani vazhdon të bëjë minimumin e mundshëm, por të marrë pikët që i nevojiten në këto javë të para të Superiores.
Të kuqtë kanë mundur sot Kastriotin me shifrat 1-0 dhe shohin veten vetëm një pikë larg kreut të renditjes që ndahet nga Skënderbeu dhe Flamurtari.
Të kuqtë kanë gjetur shpejt golin me Asanin e më pas kanë administruar rezultatin, duke dhuruar një ndeshje pa shumë raste të krijuara, sidomos në pjesën e dytë.
Ndërsa Kastrioti u përpoq të bënte diçka sidomos në pjesën e dytë dhe në fund rrezikoi me Lilën e Atsinën, por nuk arriti gjithsesi të gjente rrjetën në këtë sfidë duke dalë pa pikë.