Kanë përfunduar dhe 5 ndeshjet e javës së katërt që ishin planifikuar për në orën 16:00 në Premier Ligë, ku rezultatet surprizë nuk munguan.
Fulhami dukej se do të merrte fitoren e dytë radhazi, pasi po udhëhiqte 2-0 kundër Brajton.
Gjithsesi, këta të fundit barazuan dhe shpëtuan një pikë në shtëpi, por mund të kishin marrë më shumë, nëse Paskal Gros nuk do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë.
Në takimin e dytë, Çelsi ka mposhtur pa shumë probleme në fushën e saj skuadrën e Bornemuth.
Golat e Pedro dhe Hazard mjaftuan që blutë e Londrës të merrnin triumfin e katërt radhazi në Premier Ligë.
Rezultat surpizë ishte fitorja e Sauthempton në transfertë, kundër Kristal Palas.
“Shenjtorët” arritën të triumfojnë 0-2, duke rrezikuar shumë pak, por duke qenë shumë cinikë. Madje, mund të kishin shënuar edhe tri gola, në rast se Austin nuk do të gabonte nga pika e bardhë.
Një fitore në limite ka marrë edhe Uolverhampton, skuadër e cila ishte në nevojë urgjente për pikë. Në minutën e 90+3’, një gol i Traore ka mjaftuar që “Ujqërit” të marrin një sukses shumë të rëndësishëm.