"Nuk është objektivi im të promovohem tek ekipi i Shqipërisë". Kur Enea Mihaj refuzonte Shqipërinë për Greqinë

1 Shtator 2018, 13:20Sport TEMA

Muaj më parë, Eena Mihaj refuzoi çdo ftesë të Shqipërisë, pasi gjykoi se duhej të përfaqësonte Greqinë. Për shtypin grek, kur u pyet se çfarë ndjente për ftesën e Shqipërisë, Mihaj ka thënë këto fjalë:

“Është gjithmonë nder për një futbollist, kur e thërret Kombëtarja. Nuk është objektivi im të promovohem tek ekipi kombëtar A i Shqipërisë. Kam refuzuar thirrjet e fundit nga ekipi Shpresa, pasi kur rritesh i kupton gjërat më mirë, nuk je më aq entuziast për ftesat.

E përsëris, është një nder kur të thërrasin në Kombëtare, por unë ndjehem më mirë, nëse do të kem mundësinë të luaj me kombëtaren e Greqisë. Ky është objektivi im për të ardhmen. A mund të arrijë Shqipëria përsëri në Europian? Mendoj se po, pasi ka lojtarë cilësorë”.

Vërtet, kur rritesh i kupton gjërat më mirë dhe asnjëherë nuk duhet të flasësh para kohe. Muaj më parë Enea Mihaj nuk i kishte kuptuar mirë gjërat, sepse do të ishte ndryshe, sot nuk do të ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Trajneri Panuçi sapo e ka zyrtarizuar në listën e tij.

Futbollistit 20-vjeçar pogradecar, përveçse i duhet të tregojë vlerat e tij me fanellën kuqezi, duhet të shpjegohet edhe për deklaratën e mëparshme, shkruan “Vipsport”

Mundësisht, duke u treguar i sinqertë dhe jo ta kalojë gjithçka me shprehjen “më kanë keqinterpretuar fjalët”. Mihaj luan në qendër të mbrojtjes dhe aktualisht është pjesë e Panotelikos.

5 komente në ““Nuk është objektivi im të promovohem tek ekipi i Shqipërisë”. Kur Enea Mihaj refuzonte Shqipërinë për Greqinë”

  1. undefined says:

    Pune shkerdhate adoleshente qe do te flase me “fjale te medhaja” por ne te vertete nuk di te lidhe ushkurin e brekeve….jevgjit Pogradeci vari kkkk ta kishin lene atje me mire ku ishte s’jemi keq per kolonet e Kishes greke

  2. Dash says:

    “Bravo” gazetari…e ke “demaskuar”, po beheni tamam si gazetaret e “Libero” apo ” Il giornale”…nje keshille..un e kuptoj qe duhet te shisni ,por mos u merni me budallalleqe…shqiptarin ne pergjithesi dhe kete futbollist ne vecanti ne e kuptojme…per ate eshte prioritet kariera e tij si per cdo njeri te kesaj toke,…po ti hapesh zemren do gjesh shqipen brenda,prandaj mos e teproni….

  3. Kellira says:

    Djali ka folur me qart se nuk behet:
    Nder te marresh ftese; do ndjehem mire NESE DO TE KEM MUNDESI te luaj me kombetaren Greke.
    Dhe nje mendim pozitiv ne fund per ecurine e kombetares shqiptare.
    Ku qendron problemi ketu?!
    Ju dhjefsha mu ne nacionalizem ju gazetaret shqiptare! Por ku hani ndonje plumb pse largoheni nga Shqiperia?!

  4. Fshf says:

    Jo po’ te marrin kolonet e xhamise turke CDI njeri zgjedh vete ku do luaj mos e lidhni cdo gje me fene

  5. Shaba says:

    O gazetar leshi!! Lereni djalin rehat 20 vjec esht ! Fati e ndihmoft te eci para. I fusni kot ca ngyra patriotike nacionaliste ballkanase te semura. Ka investuar familja per ate djal . Klubi ku esht stervitur. Ku nuk keni pune fare. Legena

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje