Por çfarë i vdekur, Diego Armando Maradona është gjallë dhe mirë. Dy muaj pas “incidentit” të vogël, shpërndarja e tre mesazheve audio nëpërmjet WhatsApp që lajmëronin vdekjen e Pibe de Oro, tashmë Maradona e di se kush është ai që u përpoq ta ”eliminonte”.
E përditshmja argjentinase Clarin raporton se El Diez, me ndihmën e një grupi të ekspertëve të teknologjisë së informacionit, ka arritur të identifikojë krijuesin e lajmeve të rreme. Disa ditë pas incidentit, Diego kishte vënë një çmim për të zbuluar identitetin e mashtruesit.
Tani, i akuzuari duhet t’i paguajë atij një dëmshpërblim Maradona-s, me këtë të fundit që do ta mbajë të fshehtë identitetin e tij në këmbim.
Matías Morla, avokati i Diez, ka biseduar me Clarin për një vendim që do të shërbejë si një paralajmërim, për të parandaluar që rastet e tilla të ndodhin përsëri.
“Ky rast duhet të bëhet shembull për dy arsye. E para për faktin që çdokujt që i shkon në mendje për të bërë një shaka si kjo, të mendojë edhe për pasojat. Dhe e dyta për të këshilluar drejtësinë që të fillojë të zbatojë mekanizma që lejojnë bashkëpunimin e menjëhershëm, për të zbuluar përgjegjësit. ” Fjalë që të bëjnë të mendosh se hetimi është kryer pa ndihmën e ligjvënësve dhe se ekspertëve të IT-së … por në rrugë private.
Pra, fajtori anonim i ka kërkuar ndjesë Diego-s dhe në bazë të një marrëveshje, ka pranuar ti paguajë një dëmshpërblim moral për këtë shaka të keqe.
“Për ne që jemi pranë Diego-s dhe që i duam të mirën, ishte një moment shumë i vështirë. Dhe për këtë arsye ka vendosur që ti dhurojë për bamirësi, paratë e dëmshpërblimit. Është një mënyrë për të harruar një moment kaq të dhimbshëm dhe për ta kthyer në diçka të bukur. “