Ish-trajner i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili e prezantoi në finalen e “Euro 2016” në Francë, dhe më vonë pati një periudhë të dobët në Deportivo Alaves ka folur sërish për aventurën me kuqezinjtë. Ai u konsiderua si favoriti në garën për postin e trajneri të kombëtares polake, prandaj ai ndjeu një zhgënjim kur drejtuesit zgjodhën Jerzy Brzęczka. Në një intervistë për median polake, ai flet për ofertën nga Polonia dhe aventurën me kuqezinjtë, të cilën e konsideron si ndër më të mirat në karrierë.
Zhgënjimi nga Polonia – “Federata Polake e Futbollit mori një vendim të tillë, prandaj më duhej ta pranoja. Të punosh si trajner i ekipit kombëtar polak është i lidhur me prestigj të madh, dhe unë e ndjeva se do ta përballoja atë. Ju keni një ekip shumë të fortë, lojtarët tuaj vlerësohen në ligat më të forta në botë. Ne mund të arrinim diçka sëbashku”.
A keni kontakt me Zbigniew Boniek? – “Kohët e fundit jo, por ne kemi biseduar në Romë më parë. Tani, në thelb, ne nuk kemi një temë të përbashkët, sepse Zibi zgjodhi një trajner tjetër. Nuk mund të më vijë keq për të”.
Aventura me Shqipërinë, arritja më e madhe në karrierë – “Modenën dhe Torinon i kam ngritur nga Seria B në Seria A, më pas i kam lanë ekipet. Kam qenë në vendin e 13 në elitën e futbollit italian. Më pas kam marrë Shqipërinë si një trajner i formuar dhe jam shokuar kur u binda se si fansat ishin të çmendur pas futbollit. Më kujtuan Napolin në Itali. Arritja e Euro 2016 krijoi një valë entuziasmi në të gjithë vendin, njerëzit u çmendën me prezantimin tonë.
Puna në FSHF – “Të punosh me shqiptarët nuk është e lehtë, duhet të kesh humor të mirë, të flasësh gjatë me ta dhe të përkthesh. Ata janë euforikë pas fitoreve dhe duhet t’i kthesh me këmbë në tokë. Ecëm para me djemtë dhe dhuruam një paraqitje të mirë në Francë. Ne ishim duke kaluar grupin. Fitorja me Rumaninë u prit njësoj siç përjetohet fitimi i Kupës së Botës në vendet e tjera”.
Largimi nga Shqipëria – “Në kualifikueset e Kupës së Botës na ra një grup shumë i vështirë. Ne nuk luajtëm futboll të keq. Në atë pikë, unë thashë se kam nevojë për sfida të reja, të ndryshoja mjedis dhe vendosëm me Federatën se ishte koha për t’u ndarë. Do të shkoja në Shqipëri për pushime, por nuk do të kisha kohë për të pushuar, pasi do të më duhej të jepja autografe dhe të bëja foto. Një kënaqësi e madhe për trajnerin dhe lojtarët, pasi ti e ndjen se i ke dhënë njerëzve lumturi”.
Shqiperia nuk eshte si napoli.Napoli eshte vend arixhinjsh.Apo e kishe llafin per futboll?