"Ua! Disidentë dhe nuk e paskemi ditur!"

2 Shtator 2018, 11:41Politika TEMA

Nga Pëllumb Kulla

Në librin “Si qeshnim nën diktaturë”, botuar para disa vjetësh, kam treguar një ndodhi para Hotel Turizmit të Fierit, kur njoha një shofer nga Skrapari, i cili m’u duk pak çakërqef tek po dilte nga restoranti.

“Më lerë të të përqafoj edhe një herë për atë që tregove për tët shoqe, në atë intervistën që i dhe televizionit,” tha ai befas.
Unë ngela disi i hutuar. Po më uronin për diçka që askush nuk ma kish zënë në gojë. Pat qenë një intervistë e zakonshme për veprimtarinë time në fushën e humorit dhe satirës.

Aty unë kisha provuar të them gjysëm seriozisht, se karakteret që përqesh, i nxjerr nga cilësitë e dukshme dhe të padukshme që përmban vetë karakteri im.

Ato unë i zmadhoj, bile i fryj me tepërim deri aty ku mban! Servilët, kisha thënë, i nxjerr nga ai servilizëm që edhe unë e kam nën lëkurë, frikacakët po ashtu.

Dhe trimat po ashtu. Por unë, theksova, nuk jam as servil, as frikacak. Dhe sidomos asnjëherë aq trim sa personazhet që servir!..

Karakteret e grave me të meta, pata thënë, i nxirrja nga gruaja ime që e njoh më mirë dhe pranoja se ajo më jepte shkëndija frymëzimi.

Pata treguar se si ajo merrte të zjente një litër qumësht në orën gjashtë të mëngjesit; harronte të hiqte para vlimit kapakun e tenxheres, aq sa ajka e fryrë derdhej e i mpikste fitilat e furnellës së vajgurit.

Pas kësaj ajo pastronte fitilat me koka të zeza dhe ndotëte rrobat e veta; vinte në punë makinën larëse për rrobat që kish bërë pis; harronte tubin e shkarkimit jashtë dhe përmbytëte shtëpinë; thante me grumbuj leckash, ujin që kish mbuluar dyshemenë. Binte e rraskapitur në krevat në orën njëmbëdhjetë të natës duke thënë “eh, shtëpia ka punë, po kush na i di meritat ne, grave të gjora!”

Në intervistë unë thosha shkurt se ime shoqe atë ditë, gjithë-gjithë, pat zjerë vetëm një litër qumësht! Dhe bile një gjysëm fare, sepse gjysma tjetër pat qënë derdhur duke kaptuar buzët e tenxheres dhe duke shkaktuar zinxhir, ato punërat e mundimshme, që gruaja ime e shtrenjtë thoshte se kish bërë gjatë një dite të tërë!
Këtë kujtonte shoferi nga Skrapari.

“Ishte e fortë, e fortë! Aty ti vëlla, ia fusje qeverisë ku të dhemb e ku të djeg! Për ideal, të lumtë!”
Tani unë e sillja ndërmend mirë intervistën. Aq më tepër, se u ndjenë të lënduar njerëzit e gruas.
Këtej, shoferi skraparli më thurte lavde, se ajo që pata zbuluar unë atë ditë para kamerave, na paskej pasë qenë kundër qeverisë! Edhe ajo na duhej! Vërtet ishin vitet e grahmave, por mund të rrije akoma ca kohë prapa hekurave. Nëse thumbat e mi ishin kundër qeverisë, këtë i pari duhet ta dija unë! Ishte vërtet për t’ia shkrepur gazit: çdokush e lexon kartën me syzet e veta!

Duke buzëqeshur i thashë shoferit, se shteti kish filluar t’i pranonte gërricjet dhe mua më vinte për mbarë të shtiresha se isha fort i tërthortë, por…

“Ju betohem që nuk e kisha kundër qeverisë!” – vazhdoja unë me timen
“Kujt ia thua?! Mua?! Ah sa të thellë jeni ju artistët! Ah sa i ka djegur ajo intervistë këtyre!.. Dua të them, atyre, lart! Qeveria jonë vihet të bëjë një punë, por ia nxjerr sytë në atë farë feje, sa pastaj kërkohen dyzet punë të tjera e nuk e sjellin dot as aty ku ishte!”

“Unë e kisha thjesht me të metat e gruas sime!” kundërshtoja pa sukses unë.
“Po lere, se e kuptojnë mirë “ata”! Ti nuk je aq budalla sa të nxjerrësh në pazar të metat e gruas tënde! Pastaj, ç’na hyjnë në punë neve, të metat e grave tuaja!”

O Zot, sa shumë prisnin njerëzit e sa pak u jepnim ne! Ata nëpër shfaqjet tona kërkonin me ngulm, të paktën ca nëntekste dhe ishin të etur për ca mesazhe që koha gjithandej po i sillte hapur e më hapur. Ata nuk kishin nevojë për shumë. Fantazitë e tyre vetëm një të puthur deshin, që të mbeteshin me barrë!

Miku im, Vedati ma hodhi tutje librin ku shkruhej episodi i mësipërm me shoferin skraparli.

“Ah burrë i mirë, ti!” nisi të më tallte. “Ka ndodhur vërtet kështu si e shkruan? E çfarë kishe ti që e kundërshtoje atë, shoferin?! Në vend që ti vetë, i pari, të thoshe fjalët e tij! Kjo është logjika. Ti del e më luan modestin! Mos more! Nuk e kisha kundër qeverisë! Paske qenë pykë, o pykë! Hë, ç’më shikon ashtu? Edhe unë nuk them se tregimi yt për qumështin, ishte ndonjë kritikë bubullitëse për regjimin, por që ti trokisje në qilar, që të dëgjonte oda, për këtë unë jam mijë për qind i sigurtë!”

Unë kundërshtoja duke qeshur dhe përsëri, ashtu sikurse shoferit, shtatëmbëdhjetë vjet më parë, i betohesha Vedatit, se nuk e kisha patur me punët e mbrapshta të qeverisë. Po miku im u nxeh dhe më mbushi mendjen se ishte nënvetëdija ime ajo që pat punuar fshehurazi meje.

Me një fjalë, sipas tij, unë nuk kisha nevojë të flisja kundër atyre që kishim mbi zverk, sepse nuk isha i çmëndur, por ama, nënvetëdija ime, më e përparuar nga dija, më e panënshtruar se unë, më kryengritëse dhe më e dlirë, bënte punën e saj.
Aaaa! Më erdhi mirë. Kështu po, kështu e pranoja dhe më dukej se dilja i nderuar. Vedati, e ka fjalën të ëmbël, bindëse dhe me logjikë të shëndoshë. Në përgjithësi ai nuk flet kot. Është burrë i mentshëm, qerratai!

Ai më tërhoqi pas vetes dhe duke patur të dy një mendim të mrekullueshëm për intelektualët në tërësi, e sidomos për shkrimtarët dhe artistët, ne vendosëm t’i riktheheshim e të shikonim ashtu nënvetëdijën kolektive të tyre. I lamë dukjet, e lamë dijën! Vëmendjen ne nisëm ta drejtonim tek ato nënqeniet tona, të miqve tanë, të tërë brezave që jetuan në ato vite kur shkoje për dhjamë qeni për hiçmosgjë. E kështu ne na u duk me vend që ta shikonim tërë popullin tonë të urtë, liridashës e të pamposhtur nga tiranitë, në përballjen me tiraninë e tij më të fundit të dyzetepesë vjetëve.

E nisëm të kujtojmë, letërsinë që u shkrua, muzikën që u kompozua, monumentet që u ngritën. Vazhduam me gazetarinë, festivalet, këngët korale e ato polifonike. Të tëra të shkruara e të kënduara me kuptim të dytë, të tëra hileqare kundër atij regjimi të egër. Muza popullore në ato vite nuk shterrte. Ajo i hartonte fjalët që ato të dukeshin siç i lypte kuçedra, por, ama, që doemos të kuptoheshin ndryshe.

Dhe populli i shijonte, se i kuptonte ashtu, si vargje kryengritës. Ne kemi popull të mënçur. Të gjithë e kuptonin që ata burra me fustanella, aty në skenën e festivalit të Gjirokastrës e thoshin copë, me fjalët dhe me ison e tyre, se armiqtë nuk ishin hiç armiq, por petrita dhe partisë do t’i vinte dita ta thyente qafën. Natyrisht, që nuk do ta këndonin këngën kështu, kaqë copë, se nuk ishin aq budallenj, por ama, mielli për të bërë bukën siç e doje, ish aty, fshehur brenda atyre dy rreshtave:
Moj Parti plot me petrita/ Armiqve do t’u vijë dita!

Radiot jepnin këngën, gazetat botonin fjalët. Populli gëzonte se poeti popullor, ai fshatari që nuk ta mbushte syrin, aty në një kooperativë të humbur, ia kish vënë tëra llafet përpara dhe i thosh: ja ku i ke llafet, o popull, ndërroua vendet tani, veri ashtu siç t’i do zemra! Sypafjeturit e partisë nuk kuptonin fare, se vjersha ishte kundër saj! Kjo ish një disidencë e llojit të vet, që tek ne pati zhvillim të paparë.

Kështu ne me Vedatin, arritëm në një mendje se vepra më disidente që u botua në ato vite ishte Fjalor i Gjuhës Shqipe! Se si arriti t’i shpëtojë ajo vepër syrit të regjimit, është e papërfytyrueshme! Aty, i kishe të tëra fjalët me të cilat diktatura nuk desh kurrsesi të armatoseshin poetët dhe rapsodët. Dhe, për nder, fjalë shumë të rënda ishin: padrejtësi, shtypje, demagogji, varfëri, poshtë, armë, kryengritje, liri!.. Ishin në fjalor! E kanë zor të na e besojnë popujt e tjerë, por të gjitha këto fjalë kanë qënë aty, në fjalor! Në dispozicion të të tërëve!… Dhe bile ishin mijëra ata që i përdorën duke i vendosur dhelpërisht shtrembër, për t’u lexuar drejt.

Miku im, si studjues më i thekur, vinte re se përveç fjalorit, gjenia krijuese e shqiptarëve nën diktaturë përdori akuza edhe më të drejtpërdrejta, por pa i thënë të gjitha, ose duke i thënë ato me nënkuptim therrës. Ajo e akuzoi Enverin dhe partinë e tij se e katandisën Shqipërinë, si mos më keq! E kush nuk u rrënqeth nga ajo akuzë e tmerrshme, e hedhur që nga tërë skenat e vendit, nga ata burrat me takie, me fytyra djallëzisht të lumtura, tek këndonin me ashk: Kush e bë…/ Kush e bë…/ Kush e bëri Shqipërinë/ Enver Hoxha me Partinë!

Kërkohej autorësia! Dhe kërkohej me ngulm! Kush? Puna ishte të dilte në dritë se kush e bëri, pa se si qe bërë Shqipëria, këtë e dinte i madh dhe i vogël! Të brendshmit dhe të jashtmit! Shqipëria qe bërë skëterrë! Batërdi! Tmerr fare! E në fakt, Partia me Enverin e bënë ashtu vendin! Arti popullor e kish drejtuar gishtin andej nga duhej. E po më copë, nuk kishte si thuhej! Të gjithë ne i mbajmë mend ata vargje të famshëm.

Dhe të përfytyrosh, që këtë krijimtari e bënte pjesa më e pandritur e shqiptarëve. Po ajo e ndritura? Kështu krijimtaria e të gjithë neve, duhet shkuar e tëra në sitë. Ka shumë autorë që kanë filluar me kohë këtë punë me veprën e tyre. E tëra do parë në këtë dritë, që ne të gjithë të mos e mbajmë kokën varur dhe me turp, por ta ngremë ballin lart, se nënvetëdija jonë paska punuar për ne, duke na shpëtuar faqen.
Ne paskemi qenë disidentë, pa e ditur as vetë!

Edhe në dhithirambet edhe në hymnet e në marshet tona, kundërshtimin e dhunës e kemi bërë, por vetëm se këta breza që po vijnë, duhet të na e lexojnë me vëmendje dhe dashamirësi.

Mua vërtet më mahniti miku im. Unë tani isha i bindur se ai shoferi nga Skrapari kish plotësisht të drejtë. Unë, i humburi, e paskësha patur gabim…
Unë paskesha qenë disident dhe nuk e pata ditur!
…………………………………..
“Teatri kjo lojë magjepsëse” Vëllimi 2, faqe 378,

21 komente në ““Ua! Disidentë dhe nuk e paskemi ditur!””

  1. Epo kjo pune! says:

    je i madh, respekte, ndaj dhe vepra jote do te jete e perjetshme… faleminderit i nderuar per momentet e paharrueshme

  2. MIMPOZA KOKA says:

    Me pelqeu shume. Tipik humori i Pellumb Kulles. Eshte per te ardhur keq qe njerez te cilet i thuren hymne regjimit, me pas qemtonin cdo fjale te krijimtarise se tyre, per te deshmuar qe kishin qene disidente. Po te kishim patur kaq shume disidente, Shqiperia nuk do te katandisej ne ate menyre ne vitin 90-te.

  3. Po po jane te verteta keto.
    I shikoni gjithe keta komuniste antikomuniste,keta u futen ne parti jo se e donin partine dhe shokun enver,por u futen ne parti per ta luftuar nga brenda ose ashtu sic thone komunistet per ta mare kalane nga brenda.
    Prandaj edhe sot kemi nje pd me komunusta dhe sigurimsa se kane qene disidenta qe ne ate kohe.
    E shikoni ate saliun qe bridhte me epruveten e shurres ne paris ,ai e vdiq enverin dhe hysniun aq te rinj se i ngatrronte analizat me te tjeret…….

    1. XheJ eN Bi says:

      Plaku i moçëm….
      Ke shumë të drejtë.Vetëm që pëllumbi nuk na recitoi dhe njëherë ” doni më për Belulin”.
      Tani na dolën të gjithë ” disident” duke i thurur lavde Partisë dhe Enverit.
      Disident qe populli me ato barcaleta që nxirte për Partinë në gojën e Pal Vatës ,barcalata me Pali Miskën, ku si të shpëtonim nga varfëria dhe t’i hapnim luftë Amerikës që të na pushtonte dhe të na mbante me bukë.
      Më e nderdhme është të pranojmë se shumë e kemi bër nga naiviteti .Për mua vetëm I. Kadare i ka patur shumë tregime me nënkuptime.
      Pëllumbi ,tani duhet të ” mburet ” se rrëzojë Sistemin në Shqipëri me nënkuptimet e tij.
      Nesër ,nëse ndërohet sistemi ,prap këta njerëz do mburen se qenë “disident” me shkrimet e tyre ,po prap me nënkuptime.

      1. Anifja says:

        Xhej eN Bi, moj kafshe anonime! Na thuaj nje lavdithurje qe i ka bere ky pellumbi partise, moj me qafsh. Dhe as po te mburet moj idiote, por perkundrazi! Dhe ti nuk e kupton. Dhe po te kemi 3 miljon Xhej eN Bira, mjerre ne te zeste e ketij vendi. Yh, t’u shofte raca jote, bashke me racen time qe te lexon dhe te kundershton ty!

  4. Plaku i mocem says:

    Fliste e shante regjimin e kaluar nje shoku yne i kafese se mengjezit dhe kete e bente cdo mengjes ne nje kafene ne Tirane.Mirpo une nuk e dija se ai shoku i kafese kish qene jo vetem marangoz por edhe kengetar popullor i njohur ne treven e tij ne regjimin e kaluar.Nje nga te pranishmit i thot:”Po mire more derebardhe,po ti ke qene ne Festivalin e Gjirokastres dhe ke kenduar per bukuri.Qe mund te qash nga halli kjo eshte degjuar po te kendosh nga halli dhe kenga te te pelqehet?Nuk kendohet kenga po nuk e ndjeve”Shoku yne i kafese se mengjezit,mbeti pak si i hutuar,kur te gjithe po e shihnim ne fytyre dhe tha:Po ashtu eshte por duhej edhe te kendonim atehere.I dashur Pullumb!Arti yt na ka bere te qeshim me shpirt,ju nuk kini nevoje t’ju quajne disidend kur ne ate kohe ju ka dashur populli.Eshte gje e madhe te te doje populli,Sot po na mbysin shume disidente,kush e kush te shaje me shume per te marre shperblimin e te persekutuarit (sigurisht nga xhepat e popullit).Disidenti i vertete eshte ai qe ben katarsis brenda vetes.Nga te gjithe njerzit e penes ne ate regjim, vetem nje burre pati kurajon te beje katarsis.A arrit te nxjerre ne treg edhe gurin e varrit per te lare borxhet.I tille eshte Xhevair Spahiu.

  5. Si gjithmon I Madhi Pellumb Kulla .
    Rrofsh ,qe je permanent me mendje e shpirt ketu ne Atdhe
    e vazhdon ti dhuroshe qytetarit shqiptare ate kenaqsi qe i largon sadopak
    nga ai shtres ku i ka zhytur mizerja politike ,
    qe vazhdon te kontriboshe ne zhvillimin e asaj shoqerie me shkrimet e tua brilante .

  6. Zorro says:

    Us sa dedidente te fshahte paskemi patur ne,ndersa tani nuk e dime se ku e kane futur koken!
    Po perse e bene desidencen kur tani,qe u erdhi sistemi qe kerkuan heshtin?
    Mos valle kane mbushur barkun dhe nuk e ndjejne te nevojshme qe desidentet duhet te jene gjithmone te tille ndaj cdo sistemi dhe qeverie?
    Mos valle dedidenca e tyre shkon deri tek caku qe lejon fjala e urte “bark ngopuri nuk e kujton bark pangopurin”?
    Po atehere ne se shkon deri kaq,perse na duhet dedidenca kur vete jemi mire?
    Pas 90-tes na dolen shume dedidente,sipas pervojes ballisto-zogiste te bashkepunimit me pushtuesit nazi-fashiste,e cila do krijonte Shqiperine e Madhe duke harruar se edhe mund te mos kishim as kete te voglen,ne se komunistet shqiptare mos te kishin organizuar popullin ne luften antifashiste!
    Bile as kjo nuk mjaftoi se ne Konferencen e Paqes ne Paris Greqia akuzoi Shqiperine si bashkepuntore me pushtuesit fashiste,por Enver Hoxha ua dogji planet e tyre me fjslimin e tij historik qe vulosi perfundimisht fatet e Shqiperise se sotme!
    Krenohen partizanet qe cliruan Shqiperine,mburren edhe ballisto-zogistet qe bashkepunuan me pushtuesit!
    Kedhtu edhe ky Kulla,ish komisari i kuw i partise qe na foli desident pas pilafit!
    Njelloj si korbat qe i turren kermes!

    1. Alban Dega says:

      MESO TE LEXOSH PARA SE TE KOMENTOSH !

      Lexo nje analize ose shkrim te autorit te pakten tri here para se te komentosh !
      Kuptoje mire mesazhin qe percjell pastaj nese ke dicka te re per te thene thuaje sidomos kur eshte humor i nje pende te arte dhe mendjeje te ndritur si ajo e Pellumb Kulles !
      Nga komenti jot duket ashiqare qe e ke lexuar mesazhin kokeposhte prandaj ke bere nje koment me kembe perpjete, me kembe ne qiell !
      Ilaci: meso te lexosh para se te komentosh !
      Ndryshe, te del plumba nga qyta, kondaku jo nga tyta ! Ndryshe behesh qesharak !
      Por edhe kjo ka vleren e vet: na ben te qeshim !
      Eshte nje humor, nje hajgare e nje soji te vecante!
      Dhe dil nga llogorja e Xhaxhit ! mos e bej si ai kapterri japonéz qe edhe 25 vjet mbasi kishte mbaruar lufta qendronte ne bunker me mitraloz ne fole e me shpaten e harakirit ne brez !
      Vriste miza si Don Kishoti i Mances i Servantesit!
      Pellumb Kulla eshte Servantesi yne !

      1. Artur says:

        O ish komisari i partise kuqe,Hamdi Dega!
        Nga pasioni i madh qe shkruan dukesh qe edhe sot shtiredh,o avdall duke tentuar te lustrosh imazhin tend si sahanlepires i socializmit,por ne fakt ke qene ky qe je sot:mashtrues dhe interesaxhi qe kthehesh sipas interesit!
        Ti dhe Kulla ne se hiqeni se keni qene dedidente ne socializem (ne fakt nje mut keni qene),pse nuk e vazhdoni edhe sot dedidencen tuaj edhe sot,kur shqiptaret vetem vitin e kaluar aplikuan 367 mije vete per t’u syrgjynosur nga Shqiperia?
        Etsloni i dedidentit eshte vetem Migjeni i Madh,ndersa ju te tjeret jeni lapangjoze para tij!
        Njerezit e urte te cdo populli gjithmone vihen ne krsh te tij e jo ne mbeshtetje te sundimtareve dic keni bere ju te dy,njeri me Berishen,tjetri me Ramen!

      2. genti says:

        Alban Dega e Puneve te Brendeshme. Duket se aty jeni njohur me “Servantesin”.
        Ti me duket se tere pergjigjen tende superintelektuale e ke shkruar me hunden ne vrimen e bythes se ketij
        karikature te Servantesit, prandaj pergjigja jote qelbet era mut.
        Njerez te tipit tend quhen parazite haleje.

  7. Besnik says:

    You are a great person thanks for that writing.

  8. Bdesnik says:

    You are a great person thanks for that writing.

  9. Besnik says:

    You are a great person thanks for writing.

  10. Agim Shala says:

    Zoti Pellumb si gjithmon je frymezues dhe shepres
    Per shoqerin shqiptare
    Respekt

  11. Agim Shala says:

    Zoti Pellumb si gjithmon je frymezues dhe shepres
    Per shoqerin shqiptare
    Respekt per krijemtarin tuaj

  12. Joti says:

    Po nuk u lodhe?!
    Vertet kujton se ke bere humor?!
    Per nje skec me furnelle me vajguri ,beje pese me balliste , hapi syte e zeze moj…
    Ajo qe me cudit….kaq te “thjeshte” paskan qene keta regjizoret e se shkuares sa nuk shprehen dot ne me pak se dy faqe gazete?! 30 min skec per nje batute…lol

  13. Fiqri Shahinllari says:

    Eshte e pamundur t’i rezistosh tundimit nese duhet lexuar apo jo Pellumb Kulla edhe kur je me ngut per pune te tjera. Si te mos e lexosh kete personalitet letrar kur nenvetedija e tij punon kunder personit te tij? Mesazhet e nentekstet qe shperndan Kulla me shkrimete tij lepijne e ferkohen me nervat e ndjeshme te lexuesit. Si mund te rrish pa e lexuar Pellumbin qe nxjerre nga kanistra e tij thurje me shtijat e krijimtarise se tij ku nakatosen Serioziteti me buzeqeshjen?!
    Te paca Pellumb Kulla.
    Lexuesi jot I babezitur,
    Fiqri Shahinllari

  14. Niko Shpiragu says:

    Ky shkrim i z. Pellumb duhet te jete ne faqen e pare te cdo gazete shqiptare qe ta lexojne te gjithe dhe duhet te qendroje gjithe kohen. Sigurisht eshte e drejte e cdo njeriu te civilizuar te ndryshoje opinion dhe kjo nuk eshte gabim ose faj qe shume njerez e quajne si mekat te madh, bile edhe tradheti. E pandereshme do ta quaja une eshte te shtiresh dhe te perpiqesh te dukesh si luftetar i madh disident per te patur perfitime ne kohen tone. Kete me mire se cdo koment e ka paraqitur ne kete shkrim autori dhe kjo eshte e bollshme. Asnje tjeter nuk mund ta paraqesin kete dukuri me bukur dhe me sakte se z. Kulla. Pershendetje autorit.

  15. Ska says:

    Gjuha shqipe eshte gjuha me humoristike ne bote: Kush e be/ kush e be/ kush e beri Shqiperine/ Enver Hoxha me Partine. Folja “ bej” ka shume kuptime dhe gjithsecili Lexon ate qe i pelqen. Nuk e di nese ndonje gjuhe tjeter folja bej perdoret ne ate kuptim si ne gjuhen shqipe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje