Pasiguri për dialogun Prishtinë-Beograd, Vuçiç shmang takimin e shumëpritur me Thaçin

7 Shtator 2018, 11:46Rajoni TEMA

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë nuk do të takohen për të vijuar bisedimet e parashikuara për sot me ndërmjetësimin e BE-së.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiç është takuar vetëm me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Pas këtij takimi, Vuçiç vendosi të mos flasë me përfaqësuesit e Prishtinës në Bruksel.

“Vazhdimi i dialogut është i pasigurt”, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, pas takimit Vuçiç-Mogherini.

“Presidenti vendosi ta bëjë këtë, – tha Gjuriç,- për shkak të të gjitha mashtrimeve, kërcënimeve dhe gënjeshtrave të shqiptarëve të Kosovës”.(TemA)

3 komente në “Pasiguri për dialogun Prishtinë-Beograd, Vuçiç shmang takimin e shumëpritur me Thaçin”

  1. Kombi says:

    HA HA HA , LOJA MBAROI ?

  2. vang says:

    Sado te zemerohet zotria e tije ska ku shkon .Jane mesuar te mos u refuzohet asgje nga te tjeret dhe vete ata bejne cfar tu pelqeje.Nuk i erdhi mire qe Gjyric s’mund te hyje e te dale ne KOSOVE si ti doje qejfi ose shpresonte te merrte nje premtim per veriun.

  3. Klimax says:

    Sigurisht qe ne keto momente diplomacia europiane, amerikane (duke mos perjashtuar edhe ate ruse apo “lojtare” te tjere te rajonit apo te botes) po “luajne” me fatet e se ardhmes jo vetem te Serbise e Kosoves, por pothuajse te te gjitha vendeve ballkanike. “Status quo” per Kosoven, Bosnjen apo edhe per Maqedonine Veriore me sa duket po i vjen fundi.
    Problemi eshte se qeveritaret, politikanet, diplomatet dhe inteligjenca kosovare ne pergjithesi (pa perjashtim) po tregohen te pafuqishem, te paafte dhe teper te vegjel per te mbajtur mbi supe peshen e ndryshimeve te pashmangshme historike ne Ballkan!
    Koha e dadove ka perfunduar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje