Studimi: Obezitetin e trashëgojmë nga babai

7 Shtator 2018, 22:46Lifestyle TEMA

Ata që vuajnë nga obeziteti ose mbipesha tani e dinë se kë duhet të fajësojnë për këtë: babain. Prej babit, ne trashëgojmë dhjamin e bardhë, pikërisht ai që shkakton sëmundje si diabeti.

Ndërsa nga mamaja trashëgojmë dhjamin e errët, që njihet si “i mirë”, pasi nga mbron nga obeziteti.

Studimi është kryer nga Departamentit të Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare në Universitetin e Danimarkës Jugore, Instituti Max Planck për kërkime mbi metabolizmin në Këln dhe Universiteti Mjekësor i Vjenës.

Ekipi ka zbuluar një funksion të ri të gjenit H19, i cili ka një efekt unik mbrojtës kundër zhvillimit të mbipeshës dhe rrjedhimisht mund të ndikojë në fillimin e sëmundjeve shoqëruese si diabeti ose sëmundjet kardiovaskulare.

Hulumtuesit kanë zbuluar se si gjenet që vijnë nga babai drejtojnë zhvillimin e indit të bardhë, që gjendet zakonisht mbi stomak, kofshë dhe fundshpinë, çka çon në sëmundje metabolike.

Ndërsa gjenet e trashëguara nga nëna çojnë në zhvillimin e indit dhjamor kafe, i cili karakterizohet nga një efekt mbrojtës kundër obezitetit.

Studimi i kryer me minjtë është botuar në “Nature Comunicaions”. (TemA TV)

1 komente në “Studimi: Obezitetin e trashëgojmë nga babai”

  1. Krio says:

    kot. futja pordhes kot.
    ik o pirdhu.
    mos hani si td semur
    mos levizni sa duhet
    mos u stresoni
    dhe lejeni baben rehat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje