Zbulohet rastësisht një letër e Ajnshtajnit, ishte fshehur mes dy gazetave

7 Shtator 2018, 11:18Lifestyle TEMA

Kopja e një letre të nënshkruar nga Albert Ajnshtajn u gjet rastësisht nga një nëpunës i Arkivit Kulturor Hebraik të Mynihut, që ishte fshehur mes dy gazetave të vitit 1961, sipas shtypit vendas, raporton ata.

Është një letër përshëndetëse e vitit 1932 dhe e shkruar nga shkencëtari për ditëlindjen e 50-të të ekonomistit hebre Julius Hirsch, origjinali i të cilit është ruajtur në trashëgiminë Hirsch të Institutit Leo-Baeck në Nju Jork.

“Letra ishte nënshkruar nga Ajnshtajni dhe kolegu ishte shumë i kënaqur për zbulimin”, sipas medias.

Mënyra e mbërritjes së letrës në arkivin e Munihut nuk është e qartë.

Ajnshtajni kishte kaluar një pjesë të fëmijërisë dhe të rinisë në Mynih, por më 1932 ai kishte qenë në Berlin për pak kohë përpara se të shkonte në SHBA. (TemA)

1 komente në “Zbulohet rastësisht një letër e Ajnshtajnit, ishte fshehur mes dy gazetave”

  1. Peqi says:

    What the fucing this latter says I don’t see any thing the somebody find it a letter but what the says we don’t know u at the tema are fucking idiots get at the point when you are writing some things

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje