Ky është momenti tronditës kur kandidati në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Jair Bolsonaro, u sulmua me thikë gjatë një tubimi zgjedhor në shtetin juglindor Minas Gerais.
63-vjeçari u sulmua ndërsa po qëndronte në mes të një turme.
Momenti i tmerrshëm u kap në disa kamera pasi sulmuesi e goditi Bolsonaron në stomak.
Politikani është parë duke u rrëzuar e duke mbajtur dorën në bark dhe më është dërguar me urgjencë në spital.
Zgjedhjet në Brazil do të zhvillohen në tetor. (TemA)