Spanja është duke u përballur me krizën e emigrantëve pasi dita ditës aty vijnë nga deti qindra.
Gjatë tri javëve të fundit janë publikuar video të ndryshme, ku shiheshin qindra emigrantë duke u futur në Spanjë përmes detit me varka të vogla, duke i lënë gojëhapur pushuesit që ishin në plazh duke shijuar rrezet e diellit.
Së fundmi është publikuar edhe një video ku një barkë e vogël me emigrantë kryesisht nga Maroko zbarkon në plazhin Costa del Sol në jug të Spanjës, që frekuentohet shumë nga pushuesit nga Britania e Madhe.
Pasi zbarkuan në plazh me varkë, ata filluan të vrapojnë në drejtim të resortit turistik ku i priste një furgon i bardhë, që tregon se futja në Spanjë ishte planifikuar mirë. (TemA)