Berisha flet për shkëmbimin e territoreve: Jam pro marrëveshjes Serbi-Kosovë, vetëm nëse plotësohen këto 2 kushte

13 Shtator 2018, 21:19Politika TEMA

Ish kryeministri Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në emisionin, “Opinion”, pas shumë vitesh pasi ishtë “zënë” me gazetarin Fevziu.

Gjatë emisionit Berisha ka folur edhe një herë për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, duke sqaruar edhe një herë pozicionin e tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se është pro marrëveshjes Kosovë-Serbi nëse plotësohen 2 kushte sipas tij.

“Nuk jam kundër një marrëveshje. Kam mbështetur, mbështes dhe do mbështes një marrëveshje. 

E konsideroj shumë të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon.

 Marrëveshja në konceptin tim duhet të jetë një marrëveshje mes dy vendeve sovrane që respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial mes dy vendeve. Është jashtë çdo lloj koncepti europian. 

Ballkani është më i pasur se çdo rajon tjetër me minoritete. Problemet nuk janë minoritetet, por janë mazhoranca. 

Pse e ka Serbia dhe Rusia këtë përqendrim kaq të madh në Mitrovicë? I kujt ishte projekti i shkëmbimit? Projekti është i Beogradit”, tha Berisha.(TemA)

2 komente në “Berisha flet për shkëmbimin e territoreve: Jam pro marrëveshjes Serbi-Kosovë, vetëm nëse plotësohen këto 2 kushte”

  1. Don says:

    O Sali, o kar nga trute , po ti para disa ditesh the qe jam absolutisht kunder shkembimit te territoreve. Me sa duket ta paska heqer veshin padroni yt ne Beograd dhe e drodhe brenda 3 diteve. Mjere ne qe se kemi ne dore te te leme ne izolim mediatik ty o monster e cmendur.

  2. suela says:

    Pa shih kush na hiqet si patriot ,,saliu qe na shiti tek greku detin.. ,,,,,ptuuuu,///

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje