Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi priti sot në seline e LSI-së në takimin e lamtumirës, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu.
Takimi ishte mjaft miqësor dhe Kryemadhi falenderoi Ambasadorin Lu dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.
Më herët Kryemadhi ka adresuar një sërë sulmesh ndaj diplomatit të lartë lidhur me zhvillimet politike në vend dhe kryesisht vullnetit të tij për të çuar përpara reformën në drejtësi.
Gjithashtu ambasadori amerikan ka zhvilluar sot një takimin edhe me Presidentin e Republikës Ilir Meta.
Ky i fundit, thekson se dreka e sotme vjen pas tre vitesh bashkëpunim për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
“Kënaqësi të kaloja një drekë lamtumire me Ambasadorin e SHBA, z.Donald Lu me të cilin bashkëpunuam për më se tre vitesh për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Me këtë rast e urova Ambasadorin për suksese në detyrën e re”, tha Meta. (TemA)
cifti ndyre
Qyqja!!!!!
Po ku i gjeti parate parate kjo korba te bleje jelek per Lu-ne.
Na cave trapin dhe ti o ambasador! Kur thua jane te koruptuar ( na ben te kuptojme qe kta te 2 jane me te korruptuarit) kur vete e i begenis e na del e foto duke u zgerdhir. Ik bej shuren dhe ti