Partia Demokratike ka filluar procesin për zgjedhjet e brendshme.
Edhe pse rigjenerimi i strukturave duhet të ishte zhvilluar brenda muajit korrik, duket se deputetët e ngarkuar me detyra në rrethe tani kanë filluar ta marrin seriozisht për të përmbyllur zgjedhjet.
Së fundmi deputeti i Myzeqesë Myslim Murrizi ka nisur një tur takimesh për të takuar elektoratin e djathtë në zonën e tij dhe për t’i angazhuar në procesin e votiimit.
Nga fotografitë e shpërndara prej tij dallohet se gjatë zgjedhjeve anëtarët janë qerasur me pije alkolike si birra dhe raki.
Ndërkohë, burime të sigurta thonë se Murrizi ka shpalosur edhe talentin e tij në muzikë ku ka zgjedhur të këndojë disa këngë shqiptare. (TemA)
PD-ja me alkol,PS-ja me droge!
Mero. Verifikoje se mos kane dashur te tallen me Tema-n?
Keta qe jane ulur, nuk lene pershtypjen se kane problem zgjedhjesh.
Te gjithe te ngrysur, te gjith kokeulur, te gjithe duart tek gjunjet, te gjithe nxijne. Me siguri keta njerez jane ne nje vaki (vdekje) dhe ata qe i kane derguar keto foto duan te tallen me gazeten.
Model per kryetar PD-je ne gjithë Shqipërine duhet te zgjidhet monstra e Gramshit Elmaz Hamuti….