Propozimi i deputetit të PS: Vetting edhe për pronarët e lojërave të fatit

13 Shtator 2018, 11:22Politika TEMA
Propozimi i deputetit të PS: Vetting edhe për pronarët e

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka kërkuar në Kuvend veting edhe për pronarët e lojërave të fatit.

Ai thotë se ata janë të lidhur me krimin dhe bëjnë evasion fiskal.

“Krimi i organizuar ka hyrë në biznesin e lojrave të fatit.

Duhet veting për të gjithë pronarët e lojrave të fatit.

Paraja e luajtur në këto aktivitete është e deri në 13-17 miliardë lekë.

Ajo që bie në sy është që shifra është e njejtë, që nga 2011,-2012 dhe deri në 2018”, ka thënë Braçe.

Deputeti socialist, që drejton Komisionin e Ekonomisë, ka akuzuar strukturat e qeverisë, se kanë lejuar evazionin fiskal.

“Evazioni fiskali lojrave të fatit është dramatik në këto vite me lojrat e fatit.

Normat e fitimit e lojrave të fatit me zorë arrijnë në 8-9%”, tha Braçe gjatë fjalës së tij.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje