Donald Lu: Lalla u përpoq të pengonte reformën, nxisim gjyqësorin që të kufizojë lëvizjet e tij në mënyrë që të mos i largohet drejtësisë

13 Shtator 2018, 21:51Kronika TEMA

“Kemi përgëzuar vendimin e gjyakatave për të sekuestruar asetet ish kryeprokurorit Adriatik Lalla shumë të mëdha të pashpjeguara dhe kemi nxitur gjyqësorin në vend që të kufizojë lëvizjet e tij në mënyrë që të mos i largohet drejtësisë”.

Kështu deklaroi ambasadori amerikan në Trianë Donald Lu teksa u pyet nga gazetari Sokol Balla, për rastin e ish prokurorit Llalla që është vënë nën hetim.

Më tej Lu tha se nuk ka asgjë personale kundër Llallës dhe se mendon se shumë shqiptarë dhe ai personalisht ndjejnë se Llalla përfaqëson zyrtarët e shumtë që janë përpjekur të pengojnë zbatimin e reformës së gjyqësorit.

“Po përsëris atë që kam thënë më parë: nuk kam asgjë personale kundër Z. Llalla. M

endoj se shumë shqiptarë dhe unë personalisht ndjejmë se Z. Llalla përfaqëson zyrtarët e shumtë që janë përpjekur të pengojnë zbatimin e reformës së gjyqësorit.

Gjithashtu, Sekretari i Shtetit e ka shpallur Z. Llalla si zyrtar të lartë të korruptuar.

Prokurorët, në Shqipëri, po e hetojnë aktualisht për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Kemi përgëzuar vendimin e gjyaktave për të sekuestruar asetet e tij shumë të mëdha të pashpjeguara dhe kemi nxitur gjyqësorin në vend që të kufizojë lëvizjet e tij në mënyrë që të mos i largohet drejtësisë”- tha Lu. (TemA)

2 komente në “Donald Lu: Lalla u përpoq të pengonte reformën, nxisim gjyqësorin që të kufizojë lëvizjet e tij në mënyrë që të mos i largohet drejtësisë”

  1. KALEC DEGA says:

    Llallen e ke pike te dobet ti i stergjynosur ne Kyrgistan…se ke dosje te hapur akoma ne tavolinen e Lllales ose i ka ai ne sirtar me celes diku….

  2. Alban Dega says:

    GJEST BURREROR I NJE AMBASADORI BURRE SHTETI !

    Foli hapur qarte, me fakte dhe deshmi te qarta se askush nuk mund te kapi drejtesine shqiptare pervec ligjit .
    Askush nuk eshte mbi ligjin- ky eshte mesazhi prej burri shteti i Z. Donald Lu, ambasadorit amerikan ne ikje nga Tirana !
    Kete e ka thene e ritheksuar sa here ka dale para shqiptareve !
    Faleminderit Donald Lu, Nderi i Kombit shqiptar !
    Udhe e pune te mbare ne misionin e ri ne sherbim te aleatit e mikut strategjik te shqiptareve tash e te pakten 100 vjet Shteteve te Bekueme te Amerikes ! Amen !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje