Edi Rama, i pyetur nëse është dakord për vetingun e politikanëve të propozuar nga PD, është shprehur se vetë ata nuk janë të qartë se çfarë kanë propozuar.
Duke iu drejtuar Berishës, Bashës, dhe Kryemadhit, Rama është shprehur me ironi: A mendoni se këta të tre do të ngrenë një institucion për të hetuar veten e tyre?!
Pjesë nga intervista:
Jeni pro vetingut të propozuar nga PD?
Basha është artist…
Në ç’kuptim?
Është mashtrues, nga ata që fusin dorën në kapele dhe nxjerrin zogun…
Do ta votoni propozimin e PD?
Cilin veting? Ata nuk dinë as vetë çfarë kërkojnë… Të vijë njëherë të vetingu që kemi bërë ne. Ka një veting për politikanët, për lidhjen me krimin, pasurinë e tyre dhe të rrethit familjarë. Njerëzve u intereson sa të ardhura të dala nga xhepat e tyre kanë marrë në zotërim në mënyrë të paligjshme.
Këta të tre do ngrejnë një strukturë për të hetuar veten e tre? Nuk është çështja që nuk jam dakord por kjo është një farsë, nuk kuptohet se çfarë është. Veting i politikanëve janë duart… i ke të pastra apo nuk i ke?!
Per duart e pastra flitet zoti Rama.
Po qe I paster pranoje vetingun politik per vete dhe per politikanet e tjere.
Mos u fshih si struci se pasurite e juaja jane shume me te medha se te gjyqtareve.
Te gjithe politikanet kane folur hapur per korrupsionin e oponentit. Tani eshte koha per veprim.
Populli po pret, por nderkohe nje klase e re politike me njerez te ndershem ( qe nuk jane pak ) duhet te hyje fuqishem ne politike per te zevendesuar te katapultuarit ne politike nga regjimi diktatorial, te cilet kane 27 vjet qe mjelin dhe lene ne tranzicion te stergjatur te mjeren Shqiperi.