Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste do ta dërgojë për shqyrtim në komisionin e Venecias propozimin e opozitën për vetingun në politikë.
Dhe për këtë Rama tha se nëse komisionin i Venecias thotë “Po” për këtë ligj ai do ta votonte menjëherë.
“Çështja me kë shoqërohesh, është çështje personale. Pastaj nëse ti influencon te një person i lidhur me krimin atëherë ti duhet të shkosh në burg dhe kjo është çështje e drejtësisë. Ne do të ja çojmë Komisionit të Venecias.
Kjo është hedh Luli një gur në lum dhe ne të mbytemi.
Jo, ne do e marrim gurin dhe do e çojmë në Komisionin e Venecias. Nëse Venecia do të thotë se kjo është në përputhje me kushtetutën, me të drejtat e njeriut, ne do ta votojmë“- tha Rama.
Ndërkaq duke iu drejtuar Berishës, Bashës, dhe Kryemadhit, Rama për vetingun në politikë Rama u shpreh me ironi: A mendoni se këta të tre do të ngrenë një institucion për të hetuar veten e tyre?!
“Luli është artist, në kuptimin e mashtruesit, si ata që fusin dorën në kapele dhe nxjerrin zogun, kështu është ai.
A e dini ju që unë çdo dhuratë të dasmës që kalonin një vlerë simbolike i kam kthyer? Unë do isha vërtetë i lumtur sikur të hapeshin të gjitha librat e pasurive dhe të shpenzimeve të politikanëve ë të familjarëve dhe të krushqve të tyre. Të merreshin të gjitha shpenzimet e tyre të pushimeve dhe çdo gjë tjetër.
Të gjithë këta që janë këtu, publiku që na ndjek, nuk dëgjojnë që jetoj në saraje, që fluturoj me chartera, etj, por dëgjojnë që ime shoqe ka përfituar truallin ku është ndërtuar shtëpia në mënyrë abuzive.
Unë e di shumë mirë të vërtetën, dhe çdo qindarkë që unë kam e kam në letra dhe jam gati ta vë në dispozicion, por kjo duhet të shkojë përtej shtëpisë sime”, u shpreh kryeministri duke i dhënë përgjigje për akuzat e PD lidhur me shpenzimet nga buxheti i shtetit për llogari të pushimeve të familjes së tij. (TemA)
Me vjen keq cfare u duhet te durojn shqiptaret e mencur,por pa fat .Kujt ti hedhesh syte kesaj serviles qe kur ka para edin apo saliun…shkrin si jarg…apo…ketyre plerave….
O zot , pse duhet ta coj , qe e thote si me ironi,por ne fakt si lepuri ,kur ajo ide e Lulzimit eshte nje tradheti e reformes ne drejtesi…?pergjigja : “se keshtu i intereson Edscobarit me te madh qe ka pa Shqiperia”..ai quhet Edvin Ajetollah Rama.
Kolec Dega! Na çave menderen.
Qa lesh shteti kemi qeveri kukllash fut ore ligiin ku ka don basha nuk do basha Leri prentimet e fjalt eke sy apo nuk shikon Jan te gjith ministra e sv ministra milioner ku i kan marr lekt euro e dollar po’ te vdes populli per nuk mbi te gjitha po’ e vuajn femijet e popullit fut ligiin e sekustrimit e ndihmo njerzit apo ske byth ta besh ku la ne aurop km gjith diten ne fc. Hai syt coglione
“OPEN” – Format gjoja i ri, me një moderatore të vjetëruar, dhe të parinovueshme. Na e mërziti mbrëmë, po i njëjtë vavaz si te NY 24: “Ai thotë se je i lidhur me krimin. Po ti si thua? A je i lidhur me krimin”?.. Habitem si shkon Rama tek ajo. Ia do puna, xhanëm. Dhe mirë ia bën: ajo e pyet për idotizma, ai vijon “pasqyrimin e arritjeve” dhe ajo nuk është e përgatitur t’i paraqesë shifra dhe argumente të dsëhtimeve.
Po ky Blushi ç’e deshi që e mori?! Mirë se me politikën nuk ia shkrepi, por të paktëln gazetarinë e ka zanat. Do bënte mirë të “zbulonte” një moderator/re të ri/re.
Ll
Km klysh