Aktakuzë në rastin "veteranët" në Kosovë, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar?

14 Shtator 2018, 17:29Rajoni TEMA

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti të premten aktakuzë kundër 12 personave nën dyshimet për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në rastin e njohur në Kosovë si “veteranët”.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se “nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumën prej 68 milionë eurosh”.

Prokuroria i ka propozuar gjykatës që të urdhërojë “ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteranë deri në përfundimin e procedurës penale” dhe që gjykata të marrë vendim që të gjithë përfituesve të kundërligjshëm t’u ndalohet marrja e pensionit si veteranë.

Ndonëse prokuroria nuk e ka bërë të ditur identitetin e të akuzuarve, mediat lokale në Kosovë thanë se ata janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbim Demaliaj, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku dhe Smajl Elezaj.

Çështja e listave të veteranëve të luftës u ringrit pasi që ditë më parë prokurori i Prokurorisë së Posaçme të Kosovës, Elez Blakaj, që po e trajtonte këtë çështje, dha dorëheqje duke akuzuar kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi për ndërhyrje dhe përpjekje për frikësim, ndërsa vuri në pah se sic tha ai, është kërcënuar gjatë trajtimit të keqpërdorimeve me hartimin e listave të veteranëve.

Ish prokurori Blakaj, në një letër të hapur, tha se mund të ishin 19 mijë përfitues të rremë të skemës së pensioneve për veteranët e luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pohimet e tilla nxitën diskutime rreth numrit të saktë të tyre.

Ish drejtues e pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare, japin shifra të ndryshme për numrin e veteranëve. Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sylejman Selimi, në një intervistë nga burgu tha se pas lufte janë identifikuar rreth 13 mijë ushtarë.

Anëtarë të Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve thotë se numri prej 37 mijë veteranësh që gëzojnë pensionin prej 170 eurosh, nuk është i lartë, por listat nëse duken të fryra, problemi është tek ligji për veteranët që parasheh përfshirjen në lista të shumë kategorive që kanë ndihmuar luftën e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

1 komente në “Aktakuzë në rastin “veteranët” në Kosovë, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar?”

  1. Johani says:

    Une si mijera qytetar te Kosoves jam i bibdur se kjo zhurme behet per te larguar vendjen nga njerezit kryesor te keqperdorimit me listat,psh une jam nga komuna e Rahovecit dhe asnjeri nga keta te akuzuar nuk eshte pergjegjes per listat e brigades 124,kur e kam pare listen perfundimtare jam qmend,perveq se kinse komandantet ishin ne lidta kishin gutur edhe nanat,grate ,vllezerit por edhe femijet e tyre,nese dikush dyshon ne kete qe po e them mund tju tregoi me emer e mbiemer,por ka edhe te atille komandante se vetem ne nje fshat (GK) i ka bere veteran 12 veta pa qene asnje dite ushtar e qebesa as ne Kosove ku secili ka paguar 4000 euro e sit ai kolandat eshte i madh ne pushtet,e sa e sa ka mundur ti beje ky komandat pa e ditur fare Qeku apo komisioni qeveritar kur ata i ash besuar dokumentit dhe firmes,prandaj une Qysh tash e quaj te deshtuar kete proqes, Qeku as qe e di ku ashte fshati im ku komandanti i fshatit edhe gjyshin e tij te vdekur para 60 vitesh e ka bere veteran por edhe baben qe e kishte vetetan te ushtrise jugisllave,prandaj pse duhet gjykuar Qeku per komandantin e fshatit ku nga diku 30 djem se kishin kapur armet njoh mbi 20 qe nuk jane fare ne liste dhe ne fund i beri burri mbi 400 veteran bile edhe bashkepunetorin e ish kryeministrit serb bozhoviq me te cilin ndante nje zyre financare e ai burre sot vran e kthjelk siq thot populli ne Prishtine,ky komandant e ka bere edhe djalin e tij veteran qe gjat luftes nuk kishte me shum se 6 vjet,jam i bindur se ara qe luftuan kunder serbise do denohen kurse ata qe ishin ne anen e serbise do mbesin veteran,ketu jemi e do flasim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje