OMONIA ka reaguar ashpër, pas vendimit të Lulzim Bashës për të afruar në koalicionin opozitar edhe Shpëtim Idrizin.
Organizata që përfaqësson minoritetin grek në Shqipëri, ka kërkuar nga kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, që të braktisë opozitën dhe Lulzim Bashën.
“Shprehim shqetësimin tonë lidhur me zhvillimet në frontin e Opozitës në Shqipëri nën kryesimin e Partisë Demokratike.
Adoptimi në këtë grupim të forcave politike, platformash që cënojnë mbarëvajtjen e praktikave të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, kufizon në fakt rrezikshëm nivelin e manifestimit publik të programeve mirëfilli europianizuese.
Si Minoritet Etnik Grek kemi qenë dhe ngelemi të angazhuar në nxitjen e zhvillimeve politike në drejtimin e kristalizimit të forcave dhe programeve që kanë në epiqendër integrimin e vendit në familjen Euroatlantike dhe imunizimin e shoqërisë nga propozime anakronike nacionaliste, që vetëm se minojnë përpjekjen për kohezion social, prosperitet dhe progres të popullit shqiptar”, thuhet në njoftimin për shtyp të OMONIA-s.
Kjo organizatë e e çmon si lëvizje të panevojshme dhe të parargumentuar zhvillimin e djeshëm dhe tekstin shoqërues të marrveshjes së koalicionit mes PD- PDIU, ku logjika e numrave shpie në spekulime jo të shëndetshme për jetën politike.
“Profili politik i PD-së i lidhur me përparimin e procesit të përfshirjes së Shqipërisë në familjen Euroatlantike është cënuar nga adoptimi i axhendës që minon marrdhënien e qetë me Greqinë fqinje, mbështetës konseguent të zhvillimit real të Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
Pas kësaj, si OMONOIA i drejtohemi PBDNJ, që pas rikonsiderimit të situatës politike, të ripërcaktojë raportet e saj politike dhe të vijojë të orientojë sipas mundësisë, politikën, në drejtimin e duhur të precipitimit të platformave sterile nga nacionalizimi shterp dhe pa argument”, thuhet në deklaratën e OMONIA-s.(TemA)
Pika ne koke Omanias!
Nik
C’far prisni nga OMONIA e Vangjel Dules.Ai ha buken Shqipetare dhe ben davane Greke.Turp dhe vetem turp.A ka shqipetar ne parlamentin Grek ,jo .Pse duhet ky palo Grek te beje pallavra ne parlamentin tone.Jashte qelbesirat.
Po ku do veje qyqi?! Eshte ne parlament me votat e cameve te Vlores dhe karrigen e ka nga PDja, se ” homogjenet e tij mijeravjecare” , u rikthyen ne rilindas socialiste, sa mbaruan pensionet e grekut.
Tani ben cerrin e Lulit. Me rradhe, here e merr Luli e here Edi.
Lereni Bashen e shkrete te marre ndonje vote nga camet, ne kete humnere ku me Saliun kane hedhur PDne, se per te marre votat e ” homogjeneve” te Dules, i duhet tju lidhe pensione nga 300€,, qe tja shkuli rilindjes!
Se mos Idrizi ziu eshte drite.Rrembythje eshte persa vajti me shalngjiturin Basha.Atje Idrizi do ta shikoi te semes,nuk do marin asnje vote.
Se mos Idrizi ziu eshte drite.Rrembythje eshte persa vajti me shalngjiturin Basha.Atje Idrizi do ta shikoi te semes,nuk do marin asnje vote,se çamet nuk i do njeri veç vehtes se tyre.
Ha ha.Plasi ne Kucove.
Po basha edhe me djallin do bente kolicion per te mundur Edin ,por nuk ka asnje shanc .Edi ka 20 vjet qe e mund rregullisht pd . Dhe sala te ngjallej nuk e mund dot .
Eshte e vertete se Vangjo eshte mutliman?
MOOOOOOS !!! Megjithate kane te drejte edhe Vangjel edhe Dule smund te jesh …o njera o tjetra. ???
I paska lene nja 10 pensione Jonianistani, sa per te mbajtur ne kembe omonian!
U dekompozua Janulla!
Mijera “Vorioepiriote” te ushtrise greke bejne shqiponjen dhe flasin shqip!
Avulloi minoriteti!
Ka ngelur vetem Duleja si top.
Po te dale hapur per vllahun qe eshte ne te vertete, ndofta edhe merr ndonje vote, po si grek i mbaroi kandili! Tani e duan me shume shqiptaret ta shesin si grek dhe ta perdorin si ju do k… .
Te gjithe parazitet dhe sharlatanet qe PDja shiti per aleate, nuk i dhane asnje volte, perkundrazi! Por 75000 votat e 2017 te Idrizit, duket se i sodomizuan te gjithe aleatet, por dhe parimet e nje politikani te hekurt, si Luleshtrrydhja e Berishes.
Ske ci ben! Politika eshte e pameshirshme, se lind si ide, vazhdon si interes dhe te qin si matematike numrash!
Shihni Berishen se ku eshte katandisur per ta kuptuar!