Gjilpëra të fshehura brenda luleshtrydheve kanë alarmuar Australinë.
Vetëm para disa ditësh një burrë përfundoi në spital pas ngrënies së një luleshtrydheje brenda së cilës gjendej një gjilpërë.
Ndërkohë, kuti luleshtrydhesh të kontaminuara janë raportuar në gjashtë shtete dhe territore të Australisë, duke ndaluar dhe eksportin e tyre. (TemA TV)