Berisha i rikthehet akuzave ndaj Fatos Klosit: Është organizator i vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, dërgoi vrasës me pagesë për ta ekzekutuar

20 Shtator 2018, 13:20Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë dhënë për “Bota sot” ka folur për shumë tema, nga ato të kaluarat deri tek  ngjarjet aktuale.

Berisha ka hedhur akuza të forta edhe për ish-kreun e Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosin, duke e akuzuar atë për vrasjen e kolonelit Ahmet Krasniqi.

Z. Berisha, tashmë po bëhen 20 vite nga vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë, ndërkohë që kjo vrasje nuk është zbardhur ende, nga kush mendoni se është vrarë kolonel Krasniqi, Kosova apo Shqipëria apo të dyja bashkërisht.

Sali Berisha: “Unë e kam njohur e kam takuar disa herë dhe ruaj kujtimet më të mira për kolonel Ahmet Krasniqin, ministrin e luftës të Qeverise së Kosovës të presidentit Rugova me kryeministër Bujar Bukoshin. Në tre takimet, qëllimi i ardhjes së tij tek unë ishte vetëm një: Të ndihmoja në bashkëpunimin e tij dhe forcave që ai komandonte me forcat e UÇK-së.

Ahmet Krasniqin e ekzekutuan në rrugicën në prag të derës së shtëpisë ku banonte, Fatos Klosi, pra shërbimi inteligjent shqiptar. Kjo është e padiskutueshme dhe gjerësisht e njohur.

Pra organizator direkt i krimit të shëmtuar politik është Fatos Klosi, i cili gjatë qeverisë time ndiqej për lidhje me dy shërbime të huaja. E bëri këtë me punonjës të tij apo vrasës me pagës këtë duhet që ta sqaroj drejtësia.

Pas rikthimit në pushtet jam përpjekur që të zbardhet kjo vrasje, por kontrolli i PS-së mbi prokurorinë e bëri të pamundur këtë.”, përfundoi Berisha.

6 komente në “Berisha i rikthehet akuzave ndaj Fatos Klosit: Është organizator i vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, dërgoi vrasës me pagesë për ta ekzekutuar”

  1. gloria says:

    Kur te akuzon nje vrases si Sali krimineli qe ja ka kaluar dhe Enverit me krimet qe ka bere dhe po ben.

  2. Ne oqean says:

    Sali qeni zgjebosur duhet varur me koke poshte
    Trupi tije te hidhet ne oqean se detin e ben pis

  3. Bardhi Tolabi says:

    O qelbesire,o genjeshtar i paskrupull,o shpifes i poshter,Sali Berisha!
    Po kush te beson ty me keto pallavra more?
    Po kush e arrestoj legjenden Adem Jashari?
    Kush arrestoj dhe spiunoj tek UDB luftetaret e UCK-se?
    Kush e arrestoj,keqtrajtoj dhe zhduku pa nam e nishan,Remzi Hoxhen?
    Kush u takua me Arkanin,kush i dha nafte Milloshevicit?
    Mos ishin keto “ndihmat? per ate qe punonte dhe te kerkonte ne takimet me ty,i ndjeri Krasniqi?
    Se pari shpjegohu:kush e gjurmonte Fatos Klosin per dyshimin qe flisni per lidhje te tij te dyfishte me agjenture te huaj?Cili ishte ky institucion,se me sa di une,kete sherbim e kryente dhe e kryen SHISH?
    Nuk e paske hetuar dote se prokurorine e kishte ne dore PS-ja,po Dhallen kush e kishte ne dore?U bete cope e cike,per te mos e shkarkuar beniaminin tuaj Dhalle,sepse ju mbuloj gjithe te zezat e 21 Janarit etj.perse nuk I kerkuat atij zbardhjen?
    U bene 20 vjet qe e vrave Azem Hajdarin nepermjet intriges qe krijove,per te mbuluar vrasjen premtove rihapjen e dosjes Hajdari.Prej 2005 deri me 2013 ishe ne pushtet,kishe ne dore prokurori e gjykate,perse nuk e rihape dosjen Hajdari?
    Ti je turipi i vete genjeshtareve,sepse as te genjesh nuk di,sepse ate qe thua sot e peshtyn neser.Sot nxjer nje variant e neser nje tjeter.Te gjithe ata qe vrave,arestove e keqtrajtove gjate pushtetit tend,sot I konsideron miq te mire,te cilet te kane lene mbresa ne takimet e tua me ta.
    Por e ke kot o vrases,o kriminel,nuk te beson njeri,as Sllobodanka e as grereza Argita e Sypeshkaqeni yt e jo me populli…

  4. Ivan i madh says:

    Ajde besoje kete te cemendurin që sdi se cfare flet sa dhe vete nuk i beson atyre që thote. Ky ishte shkaktari kryesor i vrasjes e arestimin e ushtareve dhe udheheqesit e UCK si dhe nxjer nga goja idiotizmat që si ha njeri tani as kosovaret që te ishin genjyer deri tani se deshte e ndimonte UCK dhe luften e saj. Mos e ngatron me vellane e tij Miloshevicin që e ndimonte me nafte e armatime te tjera per te vrare e shfarosur popujt e ish Jugosllavise dhe me vone ate kosovar edhe pse Serbia ishte nen embargo. Ky maskara, vrases, tradhetar e mashtrues duhet varur per gjuhe se gjuha e tij eshte gjuhe gjarperi që vetem helm dhe shkatrim i ka sjelle kombit shqipetar dhe luftes se tij per liri.

  5. klementi says:

    Po sigurisht zoti ish km, po vrasjet qe bere vete pse nuk i zbardhe, apo te kishe bere thjesht nje perpjekje per te zbardhur vrasjet e tropojes, vrasjet e ’97, ’98, vrasjet e gerdecit, vrasjet ne bulevard, e sa e sa te tjera qe nuk numerohen. Rrezik edhe vrasja e atij kolonelit eshte dora jote, te cilen mundohesh ta shesesh. Nje hetuesi si e enverit do te bente ty te tregoje krimet makaber qe ke bere. Vetem ajo hetuesi do te bente ty dhe sojin tend te dhisnit gjak, e jo te llomotisnit ne media.

  6. Hl says:

    A keni degjuar ate shprehja “e treta e verteta? Ctu desh o i shkreta Krasniq qe shkove 3 here te Berisha?
    Dy here ishin shume. Heren e pare Berisha te pyeste dhe ti pergjigjeshe. Heren e dyte Berisha mendonte per heren e trete dhe te vertete. Pale cke brockullisur per politiken antishqiptare te Serbve. Pale ke hapur barkun qe disponon ndonje dokument me emer e mbiemer per spiunet e Serbit. Pale dyshove qe dokumenti nuk dukej i besuar kur lexove emrin e Sali Berishes. Pale heren e dyte ja tregove dokumentin Sales. Sala te priti dhe heren e trete dhe te brockullisi falinderimet per cka ti po beje per ceshtjen shqiptare. U largove o i shkrete si patriot naiv dhe i gezuar qe kishje folur me Salen 3 here. Heren e trete Sala te puthi ne buze. Ku ta dije ti o shkrete qe ajo ishte puthja e vdekjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje