Në një kohë kur opozita është kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, në vitin 2013 kryetari i PD-së, Lulzim Basha, asokohe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, firmosi privatizimin e godinës së Teatrit të Metropolit, me qëllim që atë ndërtesë t’ia jepte deputetit të PD-së për interesa të tij.
Një korrespondencë e fundit të mandatit qeverisës të PD-së në vitin 2013 ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ose ndryshe midis Lulzim Bashës dhe ministrit të atëhershëm, Florion Mima, zbulon skandalin e tmerrshëm të grabitjes së pronës së qytetarëve të Tiranës, pikërisht të Teatrit të Metropolit, teatri i vetëm i qytetit.
Letra e firmosur nga vetë Lulzim Basha lejonte që një pronë shtetërore e Bashkisë së Tiranës të privatizohej për interes të deputetit të PD, Astrit Veliaj, i cili më pas do ta përdorte atë për të zgjeruar ambientet e universitetit UFO, i cili është në pronësi të tij.
Me këtë firmë, Lulzim Basha hidhte në rrugë të madhe me dhjetra artistë të Teatrit të Metropolit. Një hipokrizi therëse sidomos kur Lulzim Basha i sotëm çirret kundër ndërtimit të një teatri të ri modern për artistët dhe qytetarët e Tiranës, kurse Lulzim Basha i djeshëm privatizonte godinën e vetme të teatrit të qytetit, për interesa të një deputeti të partisë së tij.
Letërkëmbimi Basha-Mima
Pas një kërkese të pronarit të universitetit privat “UFO” për privatizimin e godinës që dikur ka shërbyer për Estradën dhe më pas për Teatrin Metropol, në prill të 2013, ministri i asaj kohe, Florion Mima, i nis një letër kryebashkiakut Lulzim Basha, ku i kërkon verifikimin e kësaj prone dhe pëlqimin e tij për privatizim.
“Në kuadrin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore, si dhe në zbatim të VKM-së nr. 819, datë 29.11.2007 “Për privatizimin e pasurive të ndërmarrjeve apo të institucioneve shtetërore” pika 2, kërkojmë informacion si dhe prononcimin tuaj për përfshirjen në procesin e privatizimit të objektit “Teatri Metropol” (Teatri i Estradës) në Tiranë. Në bazë të Udhëzimit nr. 1, datë 22.11.2010 “Për zbatimin e VKM-së nr. 428, datë 09.06.2010 “Nr kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes”, për të përfshirë në procesin e privatizimit pronat që kanë kaluar në pronësi të pushtetit vendor, nevojitet miratimi i këshillit bashkiak, ndërsa për pronat të cilat janë në administrim të institucionit tuaj, nevojitet vetëm miratimi i kryetarit të bashkisë”, thuhet në letrën që Mima i ka dërguar Bashës.
Madje, dëshira dhe vullneti i Bashës për t’ia kaluar pronën shtetërore mikut të tij demokrat për zgjerimin e universitetit të tij privat në vitin 2013, ishte aq e madh saqë ai vetë ka caktuar edhe një person të posaçëm, me detyrë për të ndjekur procesin e për ta përshpejtuar atë, duke dëshmuar qartazi se kemi të bëjmë me një grabitje të pronës publike dhe aferë të pastër korruptive.
“Objekti që ju na kërkoni pronën duhet theksuar se është pjesë e listës së inventarit të pronave të Bashkisë Tiranë e miratuar me VKB-në nrI3, datë 28.02.2013 për “Miratimin e listës së pjesshme (pjesa e pestë) të inventarit të pronave të paluajtshme të cilat janë në territorin nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës” listë e cila tashmë është dërguar në Këshillin e Ministrave për miratimin. Sa më sipër Bashkia e Tiranës është dakord për përfshirjen në proces privatizimi të objektit të sipër përmendur dhe përfaqësuesi i institucionit tonë do të jetë znj. Iliada Kuqi me nr.tel 069…..84”, shkruhet në përgjigjen që Basha i drejton Florion Mimës.
Fatmirësisht kjo grabitje e Bashës nuk u realizua, pavarësisht pëlqimit që ai vetë e ka dhënë me firmën e tij. Gjithsesi, për Lulzim Bashën kjo nuk ka qenë hera e parë që ka përfituar nga pozicioni i tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai është i vetmi kryetar bashkie në botë, i cili pak ditë para se të largohej nga detyra në vitin 2015, i dha leje vetes, me firmën e tij, për ndërtimin e një kati të 13 shtesë në pallatin ku banonte.(TemA)
E paska bere nje pune ky Basha gjate mandatit..
Akoma gjalle ky Basha???? Po ik mo vemje se ke mar fund!
Lali Eri do ta ktheje ne nje teater modern,
Ky ka dashur ta ktheje ne nje universitet privat me kafene ne kat te pare, perla e rradhes e ktij palluqes
Vetem Basha qe ska goje te flasi per teatrin, qe sberi asgje vetem fjeti kur kishte kohen per ta rregulluar Tiranen. Tani na u be dhe artdashes.
ja pra se ben ky qe do teatrin nuk sheh keto qe ia shet teatrin atyre
Po pse o njerez vertete mendoni qe ketij i intereson teatri? Po hic ore, do te fleje gjume rehat ne zyre, nuk do te behen punime afer PD dhe ka hall se nuk do te degjoje zhurma
Basha ska len gje pa privatizu, nuk eshte cudi nje lajm i tille. Ca smund te presesh nga nje njeri i tille. Pleraa
Nje hajdut si ju zoti Basha as per kryetar opozite nuk e ka vendin. Nuk jeni i denje ju te flisni per mbrojtjen e atij teatri qe sot gjendet ne nje gjendje te mjerueshme, keni qene ne vendin e zotit Veliaj dhe per 4 vjet gjeja e vetme qe keni bere ka qene kjo tentative per vjedhje dhe nje fushe ne forme linesi ne qender te tiranes, te pershendes zoti Basha .
si mer guximin nje person si basha, qe esht akuzuar per vjedhje mbi 3400 milion lek ne rrugen e kombit, pper shitje deti, per vrasje ne 20011. per vjedhjen e votave , kur u be kryebashkiak, me ndihmen e komunisteve, etj akuza.
si mer guximin dhe flet ky moster, per mosprishjen e teatrit, kur vet ka ber pazare te pista dhe ka dashur ta privatizoi e tjetersoi teatrin kombetar, duke ja dhen nje deputeti mafjoz, qe prishi maternitetin bashkekohor ne berat , dhe me koorupsjon e coi ate ne disa ndertesa te kohes se luftes se dyt boterore ne spitalin e beratit.
tani keti banditi dhe cakejeve, qe mban pas u ardhka keq, per prishjen e nje karakatine, qe esht shemtia e kryeqytetit dhe rezikon jeten e aktoreve., sic edhe ka ndodhur ne fakt, qe disa aktor , kan gjetur vdekjen nga kanceri, nga ajo godin.
ne emigrantet neper bot, qe po vim cdo vit, ne vendin ton per pushime, thuajse cdo vit mezi9 presim, ta shohim , projektin e ri, te nje arkitekti me fam boterore. ,
pershendesim qendrmin e nje grupi te madh artistesh, me ne krye artistin e madh, nderin e kombit zotin robert ndrenika, qe deshiron te shoh , nje teater modern.
mezi presim, edhe ne emigrantet, qe qeveria rama, te bej tenderimin e apur dhe kush ka fuqi ekonomike dhe e meriton, le ta ndertoi teatrin, ashtu , sic po vepron me shum sukses nje bashkatdhetari yn bizesmen , per ndertimin e stadjumit kombar .
edhe per kete veper madhewshtore, sla gur e kusur, per ta kundershtuar, berisha , basha , por me ne fund stadjumi p esht ne perfundim dhe dote jet me i bukuri ne ballkan. keshtu, dote ndodh edhe me teatrin kombetar. por keta zuzar, sdin cfar kauzash te nxjerin, vetem e vetem, tii kundervihen qeveris, duan te bejn sa me shum qytetar te pakenaqur, bejn thirje per dhun, duan te bojkotojn parlamentin, te , krijojn kriz politike, vetem e vetem te rezojn qeverin dhe te vin sa m,e par ne pushtet,
keshtu vepruan edhe me stadjumin kombetar keta ditezinj, slan gur e kusur per ta penguar, por fal kembenguljes te qeveris rama, stadjumi kombetar esht ne perfundim dhe sic shohim, dote jet nje nga stadjumet me te mira ne ballkan. keshtu dote ndodhe edhe teatrin kombetar, qe dote jet nje vler e shtuar e kryeqytetit ton.
Sa bukur shkruhet: Lulzim Basha i djeshem, Lulzim Basha i sotem.
Edhe ky popull keshtu eshte katandisur ne i djeshem dhe i sotem.
Ç’ka beri dje, e prishi sot,
Ç’ka tha dje e mohoi sot.
Ç’ka besoi dje e tradhetoi sot.
Politike paradokse, individe e popull paradoks, jete paradokse.
Astrit Veliaj nga shofer Taksie qe filloi pune rreth viteve 90′ dhe qendronte si shume te tjere prane Hotel Dajtit na u be deputet??? Kishte nje klinike dentare me emrin UFO afer pallatit te prinderve te Genc Rulit dhe kete nuk e them pa qellim. Pastaj na hapi Universitetin UFO. Po a ka mundesi qe nje analfabet i pashkolluar te hape nje Universitet ku rinia Shqipare bashke me familjet e tyre shpenzojne miliona per shkollimin gjysmak qe behet aty???? Gjysmak pronari gjysmak te shketet studente. Por Astrit Veliaj nuk eshte gjysmak nga anet e tjera sepse i ka zgjidhur me se miri qofte me ndertime pallatesh apo me privatizime te paligjshme etj etj. Me vjen cudi pse Bashkia Tirane nuk ja heq te drejten ketij legeni dhe Estraden e Tiranes t’ja ktheje aktoreve te humorit te cilen enden pa pune rrugve.
Epidemise basha po i vjen fundi dhe te gjithe te infektuarit ne tru te vogel po sherohen nga ilaci E VERTETA,ku te gjitha simptomat si mashtrimi vjedhje, shpifja, vrasja etj nga kjo epidemi po kurohen me sukses
Debatiksit ne aksion….mjerane jeni qe te gjithe, por Teatri Metropol ashte atje ne qender te Tirones i paprekur, kurse kinemate e Tiranes shoku Edi i ketheu ne Kulla…por nuk ka gje… Te rroje Partia…te rroje shoku Enver…populli ne ps vajte…sepse sic thote Shoku Taulat “ju doni me shume Partine se Shqiperine…..Lavdi Marksizem lelinizmit….forcojme luften e kllasave…Mbahu Vietnam
Ju komentuesit e siperm mjaft per sot… se e FITUAT PJATEN E SUPES