"Bashibozukët e Kosovës që po ja heqin hallet Serbisë"

22 Shtator 2018, 10:10Rajoni TEMA

Në vitin 2011, 2012 krejt debatet ndërkombëtare zhvilloheshin drejt rritjes së presionit kundër Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Çfarë bën bashibozukët e Kosovës: pezulluan rezolutën e Kuvendit për reciprocitet ndaj Serbisë (dmth. vendosën që Serbia të mbulojë Kosovën me prodhimet e veta dhe t’i arkëtojë deri në gjysmë miliardë euro në vit), po ashtu pa asnjë kusht u pranua hyrja në bisedime me Serbinë (pa këmbëngulur në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi legalitetin dhe legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë), kthimi i kopjeve të certifikatave të lindjes etj. u quajt marrëveshje historike, ngjitja e disa letrave dhe heqja e targave të Republikës së Kosovës nga vetura u quajt e arritur e madhe.

Ku na solli kjo politikë? Na solli deri aty ku Aleksandar Vuçiqi po thotë: jam për dialog, vetëm të mos flitet për njohjen e pavarësisë. Vuçiqi nuk duhet të bëhet merak fare, sepse këtë barrë atij ia kanë hequr sundimtarët e Kosovës. Edhe vetë ata po thonë: Serbia nuk e pranon Kosovën!

Kush e mbron sot me shkarravina këtë politikë? Ata që marrin rroga nga regjimi.

Shkrimet që shkruhen për të kashaisur shefin, flasin vetëm për servilizmin e autorëve, pra «konsulentëve» me kashai (kashagi, në dialektin kosovar).(dp)

1 komente në ““Bashibozukët e Kosovës që po ja heqin hallet Serbisë””

  1. Dakord, keta Gjarpna mafioze te kapur aty ku s’tregohet shesin e cqyejne e vjedhin Kosoven, po Trupa Nderkombetare mbikqyrese qe merr rroga te maaajme car mbikqyrin, punojne??!

    Shkurt: pse keta Guvernante arrijne te
    bejne punen e Rusit, a xheba!??.

    Dhe pse Rusi punon me efikasitet max.?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje