Përplasjet me deklarata të krerëve të institucioneve më të larta të Kosovës, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, shpërfaqin skajshëm mungesën e një konsensusi të spektrit politik institucional, lidhur me qasjen ndaj dialogut me Serbinë në Bruksel, por edhe rivalitetet e moçme politike, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.
Së fundmi Haradinaj, të mërkurën, në një emision të televizioni Klan të Shqipërisë, duke kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën presidenti Thaçi e quan “korrigjim të kufirit”, ka thënë se “kufijtë që i kanë vendosur çizmet (ushtarake) vetëm çizmet i garantojnë. Nuk lejoj të preken kufijtë tanë”, ka thënë Haradinaj.
Duke iu referuar kësaj deklarate, presidenti Thaçi ka thënë të enjten se “ata që po flasin për luftëra, nuk jam duke i penguar, kush të ketë qejf le ta nisë ku të dojë” dhe se “luftërat nuk zhvillohen në emisione televizive por në istikame”.
Arton Demhasaj, drejtor i organizatës joqeveritare “Çohu”, duke folur për Radion Evropa e Lirë, i vlerëson të dëmshme përplasjet përmes deklaratave të presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj, të cilat sipas tij, përveç kundërshtimeve parimore, përmbajnë edhe një dozë të madhe të rivaliteteve politike.
“Padyshim që janë rivalitete politike, siç kanë qenë edhe para se të ekzistojë kjo qeveri që sot e kemi. Kemi, në njërën anë, presidentin i cili kërkon korrigjim të kufirit dhe në anën tjetër, kemi kryeministrin, i cili në asnjë anë nuk lejon që të preket vija kufitare që ka qenë dhe që është e sqaruar edhe me Dokumentin e Ahtisaarit. Qeveria ka emëruar edhe një grup të caktuar për dialog që, në njëfarë mënyre, t’ia pamundësojë presidentit diskutimin e çështjes së kufijve.
Nëse udhëheqësit kryesorë të institucioneve, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, nuk pajtohen për mënyrën se si duhet të negociohet në dialogun me Serbinë dhe cilat duhet të jenë ato ‘vijat e kuqe’ për çka nuk duhet të diskutohet, atëherë unë konsideroj që ky është një problem shumë i madh”, theksoi Demhasaj.
Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se përplasjet verbale ndërmjet krerëve institucionalë, tregojnë mungesën e koordinimit ndërinstitucional dhe se ndërmjet tyre nuk ka shkëmbim informacionesh se për çka është duke u diskutuar në procesin e dialogut.
“Po shihet që po udhëhiqet prej presidentit Thaçi. Qeveria, me anë të një vendimi që ka marrë para disa muajsh, i ka dhënë aprovimin dhe e ka hequr mandatin prej vetes, duke e bartur atë te presidenti Thaçi për ta menaxhuar këtë proces. Ka qenë vetë kryeministri Haradinaj që ka thënë ‘unë nuk kam kohë që të merrem me këtë proces’.
Në fakt, po reflektohet që mungesa e koordinimit ndërmjet institucioneve është problem, pasi që po kemi mesazhe të ndryshme nga krerët institucionalë dhe po shihet që reflekton më pas në mungesën e një qëndrimi unik shtetëror të Kosovës”, tha Krasniqi. Mungesa e koordinimit të krerëve institucionalë, sipas njohësve të zhvillimeve politike, do t’i hapë mjaft probleme Kosovës në pozicionimin saj në dialogun e Brukselit, si dhe për qasjen ndaj këtij dialogu.
Demhasaj thotë kur këtyre mosmarrëveshjeve u shtohet edhe mospajtimi i opozitës për qasjen ndaj dialogut, kjo e vë Kosovën në pozitë mjaft të pafavorshme në këtë proces.
“Kur presidenti Thaçi shkon dhe negocion në Bruksel për një temë të tillë (‘korrigjim të kufirit’), atëherë i duhet të llogarisë se për këtë nuk e ka përkrahjen, fillimisht të institucioneve të Kosovës, e pastaj partive tjera politike. Ai diskutim, pastaj, mund të jetë vetëm në emrin e tij personal ose vetëm duke u bazuar në institucionin e Presidentit dhe jo në të institucioneve tjera. Kështu që, është një pozitë shumë e pafavorshme, e cila e vendos Kosovën po ashtu në pozitë të pafavorshme dhe e forcon pozitën e Serbisë, të cilën edhe ashtu e ka të forcuar sot”, u shpreh Demhasaj. Mendim të ngjashëm ka edhe Krasniqi.
“Një përçarje e tillë apo mosekzistimi i një qasje unike e shtetit të Kosovës në këtë proces, patjetër që mund ta dëmtojë Kosovën dhe qëndrimin apo pozicionin e saj në këtë dialog”, theksoi Krasniqi.
Sidoqoftë, Krasniqi ka thënë se pavarësisht faktit që Kosova dhe Serbia janë pjesë e negociatave të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, në këtë proces janë të përfshirë edhe faktorë tjerë të fuqishëm ndërkombëtarë. Përcaktimi i qëndrimit të këtyre të fundit karshi pozicioneve, të cilat janë duke u artikuluar në Prishtinë dhe Beograd, sipas saj, do të ndikojnë edhe në politikën e brendshme të Kosovës. (rel)
NJE KRYEMINISTER PA KRYE !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Nje vale histerie nacionaliste perfshiu sot jo vetem Kosoven por edhe Shqiperine .
Shpejt do te degjojme edhe kenge me sharki e batare kallashash ne oda burrash!!!
Bravo pa fund kane shperthyer ne faqe gazetash e rrjete sociale per kryeministrin e Kosoves
Ramush Haradinaj !?
Bravo per cfare !?
Ministria e Jashteme e qeverise se Rsmush Haradinajt i leshon vizen dhe lejen Presidentit te Serbise Vucic te vizitoje Kosoven perfshi edhe fshatin e Banjes ne Drenice !
Disa qindra shqiptare ne Skenderaj me plot te drejte protestojne kunder kesaj vizite te nje prej kasapeve dhe telallit te Milloshevicit dhe Sheshelit, Aleksander Vucic ne Kosove.
Protesta paqesore e demokratike eshte nje e drejte themelore e njerezve ne mbare Boten !
Aq me teper ne Drenicen e zhuritur dhe rrenuar me dhjetera here nga hordhite e Pashicit, Rankovicit, Titos e Sllobodan Milloshevicit !
Deri ketu gjithcka eshte ne rregull e ne perputhje me ligjin !
Pikerisht ne kete moment kryeministri i Kosoves urdheron policine te ndaloje hyrjen e Presidentit serb Vucic ne Banje pasi ai kishte 24 ore qe ishte futur ne Kosove !
Menjehere shperthen histeria e bravove dhe lavderimeve per “ aktin heroik” te kryeministrit Haradinaj !
Bravo e heroizem per cfare ?!
Qe na beri hore ne syte e gjithe Botes ?!
Ministria e Jashteme e Kosoves i jep vizen Vucicit per te vizituar Kosoven dhe Banjen …
Policía e Kosoves e ndalon te futet aty dhe krijojne incident krejt pa nevoje e pa mend ne krye ne kundershtim me cdo rregull e norme nderkombetare, qe ngre tensionet mjaft te tensionuara midis Kosoves e Serbise !?
Nje qeverisje kuturu
Njeri i bie thumbit tjetri patkoit.
Njeri e lejon! Tjetri e ndalon !
Nje kryeminister qe nuk di ABC-ne e diplomacise dhe politikes !
Nje kryeminister karaduze, patriot folklorik qe per 5 minuta Lista Srpska ia con kembet perpjete !
Nje kryeminister nga nje familje e nahije heronjesh, nje vater mikpritese e burrnie si Decani qe shkel edhe traditen e saj bujare !
Turp politik!
Marrezi diplomatike !
Shkelje tradite!
Karaduzllek halabakesh !
Patriotizem tipik folklorik vec pa sharki e zharave kallshnikovesh ne oda burrash me zjarr shlivovice ne tru
E sic e ka thene Faik Konica i madh “ Nacionalizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjeve “ !
Nuk meriton Bravo dhe as nuk eshte akt heroik as patriotik nje vepim qe jo vetem nuk ndihmon, por e demton shtetin e Kosoves dhe ceshtjen shqiptare !
Krejt e kunderta!
Kryeministri i Kisoves dhe keshilltaret e tij politike sot vendosen e vepruan pa krye ! E demtuan Kosoven e popullin e saj, ceshtjen e saj !