Një person ka humbur jetën si pasojë e djegies së një apartamenti. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë
Ndërkohë mësohet se zjarrfikësit kanë shpëtuar dy persona të asfiksuar, ndërsa kanë evakuuar gjithë pallatin
Zjarri ra në një apartament në katin e trete në bulevardin ‘Bajram Curri’ rreth orës 4:30
Policia në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e incidentit.
Informacioni paraprak i policise:
Më datë 25.09.2018, rreth orës 04:40, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë ka rënë zjarr.
Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Policia ka bërë evakuimin e menjëherehëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri.
Paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.