Rama tallet me Berishën: Nga plak me shkop sot me Facebook dhe komunikon përmes cicërimave

26 Shtator 2018, 11:50Politika TEMA

Gjatë prezantimit të platformës sociale Rama nuk kurseu ‘thumbat’ për ish-kryeministrin Berisha, teksa komentoi ndjekësit në rrjetet sociale.

Duke nënkuptuar Berishën, Rama tha se në kohën që nisi komunikimin nga rrjetet sociale me Twitter, ‘qytetari i sotëm dixhital ishte thjeshtë dhe vetëm një plak me shkop në dorë dhe sot ka Facebook’.

Faleminderit miqve në Facebook, faleminderit miqve në Instagram, që janë më të shpejtë, dhe më efikas, nuk e zgjasin shumë me pyetje.

Dhe shumë faleminderit miqve më të vjetër, atyre të cicërimave në Twitter, kur ne hapëm rrugën e rrjeteve sociale dhe në atë kohë qytetari i sotëm dixhital ishte thjeshtë dhe vetëm një plak me shkop në dorë dhe sot ka Facebook dhe komunikon përmes cicërimave”, tallet Rama.

1 komente në “Rama tallet me Berishën: Nga plak me shkop sot me Facebook dhe komunikon përmes cicërimave”

  1. mirel says:

    Ashtu eshte Ramuto.
    Ne vend te burgut Berisha perjeton Facebookun. Me fat apo jo?
    Plak njeri dhe po i gezohet pleqerise me rrjetet sociale.
    Po zotrote qe e more pergjegjesine per ta futur ne burg..me ke tallesh?
    Me Berishen. Apo me ne?
    Sa per Facebook, nuk i le as ti kusur. Gjynah se nuk je plak, po qerisjen e ke bere nga Facebooku dhe ti.
    Pa ti shikosh ata militantet e servilat e tu si te thurrin lavde.
    Nje taborr me ushtare ke nga pas.
    Per nhe kocke e shesin fytyren publikisht.
    Por dhe ti, dhe Berisha, Facebookun duhet ta perdorni nga burgu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje