Christine Blasey Ford doli sot para Senatit Amerikan për të dëshmuar në lidhje me akuzat për sulm seksual ndaj të nominuarit të republikanëve për kreun e Gjykatës së Lartë në SHBA, Brett Kavanaugh.
“Nuk jam këtu sepse doja të vija, jam e tmerruar”, e nisi ajo rrëfimin para Senatit.
“Jam këtu sepse mendoj se është detyra ime civile t’ju rrëfej çfarë ka ndodhur kur unë dhe Brett Kavanaugh ishim në shkollë të mesme.
Gjatë një feste, Brett më mori dhe tentoi të më hiqte rrobat. Nuk ia doli dot sepse ishte tepër i dehur për ta bërë dhe unë mbaja veshur një bikini një pjesë.
Mendoja se do të më përdhunonte.
U përpoqa të kërkoj ndihmë por më mbylli gojën me dorë. Kjo është ajo çka më ka frikësuar më shumë dhe ka pasur një ndikim të madh në jetën time.
Nuk arrija të mbushesha me frymë dhe mendoja se Brett mund të më kishte vrarë në atë moment”, ka rrëfyer ajo.
Ford e dha dëshminë e saj në një seancë ku ishte i pranishëm edhe vetë Kavanaugh. Profesoresha e psikologjisë tha se ky episod e ka përndjekur gjithë jetën.
Seanca e sotme është hera e parë që publiku amerikan pa me fytyrë gruan, akuzat e të cilës kanë dominuar titujt e gazetave dy javët e fundit.(TemA TV)
Si nuk i vjen turp doktoreshes,
Deshmon pas 30 vitesh.
PO perse moj nuk e denoncove qe atehere por prite 30 vjet per te demtuar nje djalosh 16 vjecar i cili sot do te emrohej ne Keshillin e larte te drejtesise.
Ne fakt duhesh denuar tiqe te marresh mjekim si nje e semure epileptike. Turp.