Nga luftë tregtare në luftë ushtarake? Pekini: B-52 amerikanë mbi Detin e Kinës Lindore janë provokim

27 Shtator 2018, 17:43Bota TEMA

Ministria kineze e Mbrojtjes kritikoi sot kalimin në hapësirën ajrore kineze të bombarduesve amerikanë B-53 duke i cilësuar këto fluturime si provokuese.

Avionët B-52 fluturuan mbi ujërat e diskutueshme të Detit të Kinës Lindore, në një kontekst të tendosur të luftës tregtare midis Pekinit dhe Uashingtonit, raporton ata.

Pentagoni njoftoi sot se disa B-52 morën pjesë këtë javë në një operacion të përbashkët me aeroplanë gjuajtës japonezë në Detin e Kinës Lindore.

Disa mjete të tjera përveç bombarduesve përshkruan gjithashtu ”hapësirën ajrore ndërkombëtare” edhe në Detin e Kinës Jugore.

”Vijojmë të jemi kategorikisht kundër qëndrimit provokues të avionëve ushtarakë amerikanë në Detin e Kinës Lindore dhe do të vazhdojmë të marrim masat e nevojshme për t’i bërë ballë me vendosmëri”, deklaroi Ren Guoqiang, zëdhënës i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, gjatë një konference të rregullt shtypi. (TemA)

3 komente në “Nga luftë tregtare në luftë ushtarake? Pekini: B-52 amerikanë mbi Detin e Kinës Lindore janë provokim”

  1. SERVILI AMERIKON says:

    KINA NGA NJE QERRE TU JAPE 2 MILIARDE KINEZVE DHE E BEN AMERIKEN BALTE

  2. SERVILI AMERIKON says:

    KINA NGA NJE QERRE TU JAPE 2 MILIARDE KINEZVE DHE E BEN AMERIKEN BALTE ……

  3. SERVILI AMERIKON says:

    KINA NGA NJE QERRE TU JAPE 2 MILIARDE KINEZVE DHE E BEN AMERIKEN BALTE ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje