Liberalizimi gradual i kishës: Të pranojmë çiftet që bashkëjetojnë

27 Shtator 2018, 21:45Bota TEMA

“Shpresoj që horizonti i familjes dioqeziane të jetë gjithnjë më i gjerë, duke marrë parasysh stilin e jetesës sipas Ungjillit, duke u takuar dhe duke përshëndetur edhe ata të rinj që zgjedhin të jetojnë së bashku pa u martuar.

Bukuria e martesës duhet t’u dëshmohet atyre”.

Kështu Papa Françesku ka bërë një tjetër hap drejt pranimit të bashkëjetesës mes dy partnerëve që nuk kanë lidhur kurorë.

Duke folur në një audiencë pasditen e sotme, në Bazilikën e San Giovanni in Laterano, për pjesëmarrësit në kursin e trajnimit “Martesa dhe Familja”, Papa tha se kisha duhet t’u rrijë pranë edhe të rinjve të sapomartuar.

Dy vitet e fundit, Papa Françesku i ka udhëzuar shpesh njerëzit e kishës që t’i pranojnë dhe t’i orientojnë drejt martesës.

Kisha Katolike tradicionalisht nuk ka njohur formë tjetër të bashkëjetesës së një burri dhe një gruaje përveçse kur ata janë të martuar.

Sipas Biblës, çdo lidhje tjetër me karakter seksual jashtë martesës konsiderohet mëkat.(TemA TV)

3 komente në “Liberalizimi gradual i kishës: Të pranojmë çiftet që bashkëjetojnë”

  1. alpin maloku says:

    foli me bythe KOLERA e botes.

  2. Shoku says:

    Tani kisha po bene si thone njerezit e jo njerezit si thot kisha. Kjo tregon se rregullat e treguara nga kisha jane vendosur nga njeriu e jo nga dikush tjeter,qofte ky i emertuar me emrin Zot. Kjo per te gjitha sektet fetare. Pra feja po del “OPIUM PER POPULLIN”

  3. no says:

    …keto fytyra te nginjura e te vetkenaqura …pfff

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje