Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka publikuar bilancin e tremujorin të parë 2018 të ekonomisë shqiptare ku thotë se ka pësuar një rritje prej 4.45%.
“Pas rritjes me 4.45% në tremujorin e parë 2018, edhe tremujori i dytë konfirmoi vazhdimin e trendit të qendrueshëm pozitiv të ekonomisë shqiptare, me rritjen në nivelin 4.32%, ose mbi parashikimin tonë vjetor.
E llogaritur si 6-mujor, kjo është rritja më e lartë në 8 vitet e fundit!
Konsumi, vijon gjithashtu ecurinë pozitive duke shënuar rritje për 12 tremujorë rradhazi.
Dhe për ata që do dalin sërish të përçartin për rënie ekonomike, mbyllje biznesesh dhe varfërim të qytetarëve, ja ku është përgjigjia.
Emocionet politike nuk i zhbëjnë dot reformat, as zhvillimin ekonomik, as punën e përditshme në shërbim të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe bizneseve.
Së shpejti me buxhetin dhe paketën fiskale 2019, të tjera lajme të mira dhe lehtësi të rëndësishme për të prezantuar!
#eGjithëVëmendjatekQytetarët“, shkruan Ahmetaj. (TemA)
Rriti edhe pak se i rishikoni me zbritje pas zgjedhjeve e rregullohet ajo pune