Lulkuqi: Komunist & hajdut

29 Shtator 2018, 11:12Politika TEMA

Nga Ervin Bushati

Lulzim Basha ndihet i zënë keq nga denoncimet për zhvatje dhe kërcënime të bizneseve dhe qytetarëve që neve si PS po sjellim në dritë dhe ditë pas dite.

Kryetari i “kuq” i PD po i vendos bizneset dhe kompanitë private mes dy alternativash të tmerrshme: Shtetëzimit komunist përmes “Listës së Zezë” që prej ditësh ka vënë pas murit të PD, ose zhvatjes me “Taksën e Kunatit” përmes shifrash marramëndese.

3 dekada pas rënies së komunizmit në Europë shqiptarët po rikujtohen me pahir nga PD dhe një herë se çfarë kanë hequr në të shkuarën.

Ringjallja e fantazmës së komunizmës nga Lulkuqi i PD po na vjen përditë në ekranet tona televizive, mjafton dhe sapo të përmendet “Taksa e Kunatit”.

Lulkuqi të numëron pa pikë morali si të ishte viti 1946, gjithë pronat e ndershme dhe të ligjshme të punës së krushqisë, farefisit apo dhe prindërve të larguar nga kjo jetë.

Lulkuqi kurrë s’ka qenë kaq i dëshpëruar, acid dhe komunist i kuq: as kur humb zgjedhjet në emër të PD (edhe në Njësinë 8, shtëpinë e tij), as kur mbron kuksianët, as kur mbron artistët, as kur mbron parimet e djathta të një Partie Demokratike sot në koma morale.

Kam respekt për demokratët e vërtetë që njësoj sa unë, besojnë në vlerat bazë: të drejtës së pronës, tregut të lirë, fuqisë së kapitalit shqiptar dhe urrejnë komunizmin e kuq si dje & rot.

Respekt për Lulkuqin … JO!

Pres me respekt nga demokratët e vërtetë të mohojnë virusin e kuq sovjetik si dje ashtu dhe sot, në çfarëdo lloj forme të ricikluar nga kryetarë sterilë të kuq partish.

Para se të rinxjerrë në ekranet televizive konferencierët hemafroditë të kuq të tij, po deklaroj para se ti “zbulojë Gjyqi Popullor” të Lulëkuqit se posedoj: 2 qenë shtëpiakë, 1 mace, 2 breshka uji dhe 7 peshq akuariumi.

Zogjtë e Zotit më ulen vetë ne bahçe, ndaj nuk i quaj të mitë për të deklaruar.

5 komente në “Lulkuqi: Komunist & hajdut”

  1. IVONI says:

    .. “lulkuqi” nuk ka asnje ngjashmeri me komunistin ..! as dhe ju qe e shani sot filozofine e vetme qe shpreh interesin e popullit te thjeshte , te pa mbrojtur , qe ka mbajtur historikisht mbi supat e tij problemet e veshtira te vendit ..! komunizmi nuk deshtoj , por u permbys me dhune , me bllokade ekonomike , me premtime per poste e ofiqe per njerezit “drite shkurter “, pa ideale , qe mendjen ja u ka marre “detanta kapitaliste “, tregu i lire , apo “rrugaceria ” sikurse i shkon me mire ..!

  2. xhemal says:

    me katolik se Papa skane per behen politikanet.luli ka plote marrezite sic ka edhe kete te fundit por ta luftosh me antikomunizmin nuk shkon.sot plote forca te djathta ekstreme ne europe tentojne te shtetezojne shume sherbime e pasuri publike.me pretendiamo se privati vjedh une Jam kunder kesaj . por tja ngarkosh cdo gje komunizmit eshte jashte cdo llogjike se bie ne mentalitetin e lulit.pd e luli e bejne thjesht per te marre dicka se ka ngelur keq per Lele.e pa leke sbehet politike .Shan cdo dite per te fituar elektorat veshtire se do arrije .pergjigje me e mire duhet te jete puna.forconi i ligjit.d rejtesise per cdo qytetar fjalet skane vlere kur nuk zbatohen

  3. Ritvani says:

    O drogaxhi mos pi me kokaine se sdi ca thuaa do te publikoj foton qe ke duke pire kokain e mos kesh me fytyre ti dalesh popullit para

  4. Gimi says:

    Lulkuqi ka plan qe te konfiskoje pasurite e perfituara ilegalisht, dhe kjo gje e shqeteson partine e rilindur.
    Dhe dalin e hedhin shashka mes delireve te kokaines.

  5. Sit back and relaks■●▪ says:

    Nuk ka asgje te keqe te behet nje audit financiar shteteror mbi kompanite private qe perfitojne para nga shteti per te kryer pune publike. Nuk ka asgje te keqe te auditohet cilesia e puneve publike te marra persiper nga kompanite private. Nuk ka asgje te keqe qe prokuroria e pergjitheshme te filloje nje megahetim financiar per kompanite e kunatit te lulit kompanite e Fushes, Balfinin, Ulajn, Kastratin etj Eshte detyre e qeverise, ministrise se financave, drejtorise se tatimeve, antikrimit ekonomik, njesise antikorrupsion, shik, prokurorise etj te kontrollojne, hetojne, survejojne, auditojne veprimtarite financiare te kompanive private qe perfitojne apo kane perfituar fonde shteterore nga taksapaguesi shqiptar ne forme tenderash apo PPP apo koncensionesh per pune publike apo menaxhim dhe shfrytezim te pasurise publike dhe te perbashket. Nuk hyn komunizmi apo antikomunizmi ketu, ne BE dhe ne Amerike qeveria dhe institucionet rregullatore per konkurencen ne treg apo antikorrupsionin apo antimonopolizmin apo antikorrupsionin etj etj i kepusin ne gjoba sa t’ju vije mendja rrotull kompanite e medha nese gjenden ne shkelje te ligjit dhe kane perfituar fitime te paligjeshme nga procese korruptive qe kane shtremberuar konkurencen dhe krijuar favorizime per x apo y kompani. Per shtetin dhe qeverine i pari vjen interesi publik pasi eshte paraja publike e mbledhur nepermjet taksave qe i jepet privatit per te kryer pune ne interes te publikut ku dhe privatit i lejohet nje norme e arsyeshme fitimi pasi te jete perfunduar vepra publike sipas standartit te kerkuar. Pikerisht ketu calon gjithe aksioni i Lulnesto Ce Bashvara, ishte pikerisht Lulnesto qe shperdoroi parane publike, besimin e publikut, interesin e publikut me mega-abuzimin korruptiv te rruges se kombit. E beri nga paaftesia, pergjumja, apo keqdashja kete e vlereson prokuroria nqs ceshtja e Lulnestos do rihapet. Pra Lulnesto e ka sa per konsum publik dhe politik kete nismen per katarsis te ekonomise politike keshtu qe nuk merret seriozisht, nuk merret seriozisht edhe per faktin qe sorra sorres nuk ia nxjerr syte, as basha rames dhe anasjelltas nuk ia nxjerrin syte njeri tjetrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje