Nga Fatjon Baze
Çështja më e nxehtë e fillimit të sezonit të ri të Kategorisë Superiore kishte të bënte me mosprezencën e forcave të rendit në shkallët e stadiumit. Edhe pse në fillim të kampionatit në tryezën e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit nuk pati asnjë kundërshtim nga ana e perfaqësuesve të klubit për këtë vendim – duke e pranuar organizimin e ndeshjeve me prezencën e stjuartëve në stadium, u nis një fushatë nga disa presidentë klubesh që të hiqet ky ligj pasi sipas tyre është e pamundur që të ruhet qetsia pa praninë e Policisë.
Kjo iniciativë u mor pas dështimit të organizimit që klubi i Skënderbeut bëri në sfidën e parë të Superiores përballë Partizanit – ku të dyja tifozeritë u përleshën me njëra-tjetrën në fushën e lojës.
Presidenti i Kukësit Safet Gjici dhe presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj ngritën zërin të sinkronizuar me njëri-tjetrin duke kërcënuar se do të “bojkotojnë” kampionatin në rast se Policia e Shtetit nuk rikthehet në shkallët e stadiumit. Meraku i presidentëve ishte i qartë – pasi ata nuk është se kanë frikën e konfrontimeve mes tifozave, por po t’i shohësh deklaratat e tyre e gjitha ka të bëjë me koston financiare.
Në këto pesë javë të para të Kategorisë Superiore në gjithë stadiumet e tjera mbarvajtja e ndeshjeve ka qenë e duhur duke mos pasur asnjë incidentet me përjashtim të ndonjë tifozi që mund të ketë krijuar ndonjë situatë të pakëndshme, por që është mbyllur shpejt.
Pra, me një organizim dhe mobilizim serioz incidentet eleminohen, por ata thjesht nuk duan të paguajnë lek për stjuartët dhe te shfrytezojne policine- edhe pse njëri prej tyre ka një biznes të tillë që nuk është se do të ketë kaq shumë kosto.
Fakti është se stadiumet shqiptare po braktisen gjithnjë e më shumë për mënyrën se si po organizohet loja e futbollit në vendin tonë.
Stadiumet po zbrasen për shkak të paracaktimit që Federata Shqiptare e Futbollit i bën fituesit të kampionatit dhe atyre që do zbresin një Kategori më poshtë dhe asnjëherë nuk është ngritur zëri për bojkot.
Stadiumet po zbrazen për mënyrën se si po shiten ndeshjet çdo sezon ku faza e fundit e Superiores kthehet në një estradë të turpshme dhe askush nga këta presidentë nuk e ngre zërin për të kërkuar bojkotin.
Nuk e ngrenë zërin as për arbitrat që blihen kollaj dhe dhunojnë lojën e futbollit dhe askush nga këta që janë pjesë e këtyre pazareve nuk e ka kërkuar bojkotin e kampionatit.
Është e vërtet që ne nuk kemi kulturë në shkallët e stadiumeve, por prezenca e policisë nuk është se do të sillte ndonjë gjë pozitive. Sfida e këtyre presidentëve është që të rrisin sigurinë në impiantet e tyre dhe të gjithë iniciatorët e dhunës të marrin dënimin e merituar.
Detyra e tyre është që mos bëhen pjesë të pazareve të ndeshjeve dhe do ta shohin që stadiumet do të jenë një arenë ku do të mbizotërojë argëtimi. Detyra e tyre është që të mos jenë sahanlëpirësit e Armando Dukës që e ka degraduar futbollin shqiptar. Ndaj, i gjithë meraku që kishin është që të mos paguajnë lek për stjuartët dhe të dëgjosh që i pari që ankohet për këtë gjë është Ardjan Takajn kjo është një hipokrizi.
Njeriu simbol i trukimeve të futbollit shqiptar minimalisht duhet të mbyllë gojën për çdo gjë, pasi e ka shkatërruar këtë lojë me shitjet në mënyrë turpshme të ndeshjeve në Kupat e Europës. Janë këta që nuk duhen të rikthehen në futboll dhe jo policia!
Derbi i djeshëm i kryqytetit i kaloi të gjitha provat ku organizimi i klubit të Tiranës meriton të komplitohen pasi masat ishin në mënyrë perfekte.
Të dyja tifozeritë meritojnë notën 10-të pasi përveçse treguan një sjellje korrekte – e kthyen sfidën e djeshme në një arenë argëtimi me mbështetjen dhe keorografitë spektakolare -duke qenë kartolina më e bukur e Kategorisë Superiore.
Shkëlqimit të sfidës së mbrëmshme i shtohet dhe mosprezenca e presidentit të FSHF-së, Armando Dukës, i cili është presidenti i vetëm në Botë që mungon në super ndeshje të tilla.
Mungon pasi nuk e kënaq futbolli i bukur, është armik i lojës së ndershme, dhe nuk i sjell asnjë emocion kjo lojë “fair-play” përveçse lojës së pazareve të pista.
Prandaj, kërkojuni ndjesë tifozave për paragjykimet dhe mbështetini pasi janë të vetmit lojtarë që nuk e tradhëtojnë asnjëherë pasionin e tyre!
E drejte,,, tifozet duhen mbeshtetur dhe jo paragjykuar
o Fatjon, qe mediat jane “kazan” tani e di dhe bufi, qe e gjitha kjo qe thua eshte kunder Skenderbeut e kupton cdo njeri,qe ne Korce sa here vijne “barbaret” maloke nga Tirana bejne rremuje dhe kjo dihet, mos u mundoni kot ti mbushni mendjen vets tuaj se njeri tjeter nuk ju beson qe ka klub me te organizuar sot per sot se Skenderbeu.E dini shume mire se edhe kete sezon po te luante me ekipin qe luajti Kukesi, Skenderbeu nuk e diskutonte kualifikimin dhe do ishte perseri ne grupet.Shikoni endra me sy hapur se dhe ekipet e Tiranes do futen vitin qe vjen,,,Prandaj jepini kazanit se ate dini te beni dhe prisni te gezoheni nqs denohet Skenderbeu.
O Fation Baze nuk e kuptoj pse e kerkon me ngut te shkoje ne stadium presidenti Duka apo ke merak qe te piqet me te t’eme, po ti e di o lugat se as Ardian Takes nuk ia ngreni si familje ndaj mos u kruaj shume me keta, por gjej ndonje personazh tjeter se ke plot bandite te rezikshem ne futboll?!