VIDEO: Penalltia e Rexhinaldos i jep fitoren Kukësit. Laçi triumfon në transfertë kundër Kamzës

29 Shtator 2018, 17:44Sport TEMA

Kukësi ka dal me fitore nga sfida e javës së gjashtë të Kategorisë Superiore duke mposhtur në “Elbasan Arena” skudrën e Luftëtarit.

Një fitore minimale e skuadrës së drejtuar nga Armando Cungu me shifrat 1-0 , por që u mjafton për tungjitur në krye të renditjes me pikë të barabartë me Partizanin.

Një gol i shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit nga ana e bomberit Rexhinaldo në minutën e 48-të të pjesës së dytë i dha tre pikë të arta klubit verilindorë.

Sulmuesi nga Mozanbiku rezultoi edhe njëherë tjetër njeriu kyç për Kukësin i cili ngjitet në kuotën e katër golave.

Ndërkohë, Luftëtari vijon të mbetet në krizë rezultatesh duke mbetur në kuotën e tre pikëve dhe në fund të tabelës së klasifikimit.

Në takimin tjetër të luajtur në të njëjtin orar, Laçi ka marrë një fitore në “frymën e fundit” në transfertë përballë Kamës.

Një gol i shënuar nga shkodrani Ndriçim Shtubina vendosi fatet e kësaj ndeshje të cilat shkuan në favor të kurbinasve.

Rezultat zhgënjyes për Kamzën që nuk ia arriti dot të dal me pikë në fushën e tyre.

Me këtë sukses Laçi ngjitet në vendin e katërt me 10 pikë të grumbulluara, ndërsa Kamza pozicionohet në vendin e gjashtë me 6-pikë. (TemA)

Goli i shënuar nga Rexhinaldo

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje