Pas rreth dy vjetësh punime sot është inaguruar restaurimi i plotë i Pazarit të Gjirokastrës. 3,5 milionë dollarë investim, mbi 5000 m2 restaurim dhe prona të rivleresuara si asnjeherë më parë.
Ministrja e Kulturës, njëherazi edhe deputete e Gjirokastrës, tregoi gjatë fjalës së saj përshëndetëse punën e fantastike të bërë mes Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Fondit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit, për kryerjen e këtij investimi strategjik.
“Ne nuk kishim dilemë se Gjirokastra ishte dhe mbetet një prioritet, besoj kemi qenë shumë të qartë në këtë projekt për t’i kthyer Gjirokastrës vemendjen e munguar e të merituar. I jam shumë mirënjohëse Fondacionit Shqiptaro-Amerikan. Pasi ia kishim dalë me sukses në projektet tona të përbashkëta për rijetëzimin e Bulevardit të Beratit e Pazarit të Krujës, pasi kishim nisur punën për Pazarin e Korçes, – ju miq nuk mund të hezitonit për Gjirokastrën. Dhe mirë bëtë!”, u shpreh Kumbaro.
Sipas ministres së Kulturës, me këtë investim Qafa e Pazarit u rijetëzua dhe Gjirokastra ndërroi ritmin e jetës.
“Nuk di ta them sa të lumtur më bën fakti që erdhi tetori dhe sokaqet janë plot njerez, gjirokastritë e turistë çdo natë”, shtoi më tej ministrja.
Në ceremoninë e zhvilluar pikërisht në Pazarin Historik, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama si dhe kreu i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff.
Keni lyer fasadat me 3,5 milione $$$$$ ?!! Kalldremi duket qe eshte cope sic ka qene…. Hajdute kaq te pafytyre si puna jote rralle gjen moj zonje (te me falin zonjat qe e quajta edhe kete keshtu…)
ver syzet per ti pare mire
Rrofsh o Turqi qe na le trashigim kete bukuri.
Argyro Kastro eshte qytet Hellen o trap
Po po Amerika qe ka dhene paret me siugri eshte bashkpuntore ne vjedhje…po si nuk ju shpelan morjta o njerez kancerogjene qe nuk thate njehere nje gje pozitive po gjithmone me negativitet. Ptuuu rrace muti.
Kush nuk do te ndihej e gezuar, po te kishte 3.5 milion euro ne dispozicion?
Kjo zoje? Aman Sara.. kur kete emer per kete mashtruese mos e perdor se asnje vyrtye te nje zoje nuk ka.
Sara ,… me siguri e kompleksit te papagajve te L.S.I., … Vetem kjo mjafton per tu bindur qe eshte bere pune serioze.
Flisni, flisni një fjalë të mirë, se do të pëlcisni nga marazi.???
Mjere qyteti im qe menaxhohet nga dy femra te peshtira, Kumbaro qe do te mbahet mend si gruaja qe shkaterroi kulturen dhe Rami qe ka zaptuar bashkine si ta kishtr prone te fisit.
Gjysma e fotove te “restaurimeve” ishin ulluket xingato (turp i “specialisteve”) qe kane shemtuar dhe tjetersuar fasadat e ndertesave te vjetra. Gjysma tjeter e fotove paraqesin ministren e kultures te restauruar me parate e vjedhura te projektit 3.5 milion. Keta jo vetem qe jane hajdute por nuk dine as te fshehin injorancen profesionale. Instituti i Monumenteve te Kultures qe ka drejtuar punimet duhet te mbaje pergjegjesi penale per kete skandal.