Japonia nuk gjen qetësi, një tajfun i fuqishëm pritet të godasë vendin, evakuohen banorët

30 Shtator 2018, 12:12Bota TEMA

Një tajfun i fuqishëm është duke shkuar drejt ishullit kryesor në Japoni, duke bërë që të anulohen të gjitha fluturimet dhe udhëtimet me tren, pas shkëputjes së energjisë elektrike dhe evakuimeve nga zonat që po vuajnë ende pasojat e tajfunit të muajit të kaluar, raporton rel.

Aeroporti Ndërkombërar në Osaka, që ishte goditur nga tajfuni muajin e kaluar, ka mbyllur dyert deri të hënën.

Japonia ka lëshuar urdhër për evakuim dhe paralajmërime për më shumë se 700,000 banorë në perëndim dhe jug të Japonisë, ndërsa më shumë se 50 persona janë lënduar në Okinava dhe Kagoshima.

Tajfuni Trami, i rënditur në kategorinë 2, do të kalojë në ishujt Kyushu dhe Honshu gjatë së dielës së dhe së hënës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje