Nga Adelheid Feilcke
Dështimi qartazi i referendumit në Maqedoni si rrjedhojë e një pjesëmarrjeje shumë të ulët është një mësim i hidhur për shumë palë: Për qeverinë në Shkup, për qeverinë në Athinë, për mbështetësit në BE dhe në NATO dhe për rajonin. Edhe pse referendumi jo detyrues nuk kishte ndonjë peshë të veҁantë, prej tij varej diҁka e madhe: bëhej fjalë për emërtimin e ri të shtetit të Ballkanit, për pajtimin me Greqinë dhe kësisoj për anëtarësimin në NATO dhe në BE, shkurt pra për të ardhmen e republikës së vogël në bashkësinë e shteteve dhe të vlerave europiane dhe perëndimore.
Ende këto nuk janë humbur, por rezultati i referendumit pasqyron atmosferën në popull, gjë që të fut në mendime. Edhe pse tani shumë përpiqen ta zbukurojnë situatën, për faktin se 90 përqind e votuesve u shprehën pro, shumica e madhe në vend heshti dhe bojkotoi në mënyrë aktive. E kësisoj mungon miratimi i gjerë i shpresuar për një proces, që në referendum kishte ndërlidhur qartazi tre ҁështje të së ardhmes: Marrëveshja me Greqinë. Integrimi në BE dhe në NATO. Ndaj dështimi i referendumit është edhe një sinjal paralajmërues jo vetëm për zhvillimet në vend, por edhe për orientimin e ardhshëm gjeopolitik të Balllkanit.
Pavarësisht mbështetjes masive nga politikanë të nivelit të lartë si kancelarja Merkel, presidenti i Këshillit të BE-së Kurz, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, kryeministri Zoran Zaev dhe qeveria e tij gjatë javëve të fundit nuk ia arritën ta mobilizojnë sa duhet popullin dhe ta bindin atë për avantazhet e marrëveshjes. Mjaft emocionale dhe rigoroze ëshë rezistenca e kundërshtarëve, të cilët donin pjesërisht të ndëshkonin qeverinë dhe pjesërisht të mos pranonin emrin Maqedonia e Veriut. Bojkoti masiv i referendumit tregon përҁarjen politike të shoqërisë maqedonase dhe një pasiguri të madhe lidhur me ҁështjen e identitetit kombëtar dhe atij europian: Llogaria se ndjenjat kombëtare do të pakësoheshin në favor të një perspektive europiane, nuk doli. Përkundrazi: konfrontimi edhe më emocional për ҁështjen e emrit stilizohet si temë e kombit dhe identitetit maqedonas.
Tani po shpaguhen dekadat e humbura, gjatë të cilave brenda vendit dhe në nivel ndërkombëtar është bërë shumë pak për ta zgjidhur grindjen mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e Maqedonisë dhe trashëgiminë e perandorisë antike. Këmbëngulja, frika dhe plagët në Shkup janë të thella. Euforia e deritanishme për BE-në dhe NATO-n tani po vishet prej dyshimit.
Edhe nëse frikërat prej influencës ruse nuk u vërtetuan në referendum, narrativa antiperëndimore po zgjerohet. Lufta për kokat në Maqedoni është në kulmin e saj. Pas referendumit të dështuar, kryeministri i Maqedonisë tani të gjitha shpresat i var tek e vetmja kartë që i mbetet, raundi vendimtar, kur parlamenti i Maqedonisë të votojë për marrëveshjen me Greqinë, për të cilën janë të nevojshme dy të tretat e votave të deputetëtve. Të dielën në mbrëmje ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që ta mbështesin. Në rast të kundërt në dhjetor do të shpallen zgjedhjet e reja.
Partia në opozitë VMRO DPMN triumfon pas dështimit të referendumit dhe e shpall qeverinë e Zaevit e po ashtu edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë të dështuar. Pavarësisht përbetimit, se është gjithashtu për integrimin në BE dhe në NATO, opozita tregohet lidhur me ҁështjen e emrit e palëkundshme dhe pas suksesit të bojkotit të sotëm e inkurajuar.
Me luftrat në politikën e brendëshme ajo po mban peng të gjithë vendin. Ajo që duket e pamundur duhet të ndodhë tani, disa deputetë nga radhët e opozitës duhet të ndryshojnë mendjen për arritjen e shumicës së nevojshme të dy të tretave. Në rast të kundërt marrëveshja me Greqinë është e dështuar, antarësimi në NATO dhe në BE do të jetë sërish i largët. Pasojat për Maqedoninë do të ishin fatale. E ardhmja e vendit sërish do të jetë më shumë se e pasigurtë.
Si shume po hidheroheni me referendume ju shqiptaret, i thoni BE te bejne nje ne Shqiperi se jo 90% por 101% sukses si ne kohen e Dulles te garantuar…..
O Kalec, sa klase shkolle ke mor derdimen people ?
O Kalec ku t’ka ngec uahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Nje mesim per shqyptaret qe kur Saliu i shiti detin dhe i futi ne Ligen Islamike dhe kur Ed Ramuti e vulosi detin dhe varrezat Greke ne token shqiptare, ngelen ne kafene duke shijuar muhabet t‘ombel prej pijaneci. Legenato pisus racus analbanezus….
-Vetem albo-turqit dolen ne votime, pa shtylle kurrizore dhe te pabese.
Po ti mo RROT CARI Kalec nga c’pijetore ke dale ? ? ?
E verteta duhet pare ne sy.Referendumi ne Maqedoni deshtoi dhe pike.Opozita fitoi dhe pike.Na vjen keq apo mire,pjesa qe kundershton ndryshimin e emrit fituan.Teket e Greqise,u erdhi fundi,dhe populli Maqedonas i hodhi ne koshin e plehrave.Una kame qene qe emri Maqedoni, eshte shume i mire,madje dhe historik,shume emri vjeter,dhe nuk ka pse te mos e mbaj kete emer.Una jame me qeverine aktuale,dhe deshiroja qe te fitonte referndumi,por kur vjen puna,jame me shumicen.Me sa kuptoje une,Maqedonia do shkoi ne zgjedhjet e parakohesheme.
Fene e kane luajtur…..perse duhet perhere tu hapet rruge jevgjiteve te Athines….me cfare te drejte duhet te quhen turqit selxhuke te Pontit “helene” dhe sllaveve te mos ju lejohet emri “maqedon” perse ose te dy ose asnjeri kjo eshte drejtesia
Sepse makedonas jane shqiptaret dhe jo sllavet! Makedonasit e lashte ishin fise iliro-pellazge, nuk ishin as helene e aq me pak sllave. Kuptove o kokgdhe?
Kokrra e caracit ate “histori” te preardhjes iliro-pellasge te maqedonasve nuk e meson njeri ne kete Bote more kkkk mesohet qe turqit e Pontit jane “helene” dhe nga kjo pikepamje perse te perjashtohen sllavet nga keto genjeshtra keshtu sic e parashtron ti ceshtjen duhet qe edhe jevgjitevevte Athines tu mohohet emri “helen” sepse edhe ato pellasge ishin apo jo….mirepo kjo nuk ndodh ky eshte problemi….tani mendoje edhe njehere se kush eshte kokegdhe….zulllap
Cila do ishte kjo pasiguri e te ardhmes se Maqedonise? Se nuk do i shtrij doren prape BE?
Gjepura.
BE e ka blere Greqine dhe do bleje dhe Maqedonine.
Asnjeriu nuk i rruhet per emrin pervec Greqise dhe larove shqiptare qe mezi presinte marrin “nota pozitive” per “negociatat”, dhe keshtu ta shtyjne dhe ndonje 4 vjecar tjeter duke bere tendera e koncesione.
Edhe njehere nuk jam i qarte..cili ishte emri?
Maqedonia njifet si Maqedoni, dhe nuk ka grek tja heqi identitetin.
Nuk jane si shqiptaret qe pervishen duar e kembe ti japin Greqise toka e det.
Kane identitet, dhe nuk jane bushtra si shqipot burracake.
njerezit e ballkanit jane te lodhur me politikat zioniste anglo amerikane.
po nuk bashkepunuam ne vendet e ballkanit vete me njeri tjetrin,harroje se do na ndihmoje ,rusia as perendimi
atyre nuk u intereson jeta e njerezve te ballkanit,por vetem interesat e tyre