Nga akuzuese në e akuzuar: Asia Argento pranon marrëdhënien seksuale me aktorin minoren

1 Tetor 2018, 14:58Lifestyle TEMA

Skandali i Asia Argentos vjen në Europë. Aktorja italiane ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me aktorin Jimmy Benet, në vitin 2013. 43-vjeçarja Argento, e cila një muaj më parë mohoi se ka pasur marrëdhënie intime me Bennet, rrëfeu një variant tjetër gjatë një interviste për Massimo Gilleti-n të dielën, në emisionin “Non e l’arena”.

Një javë më parë, në të njëjtin emision ishte i ftuar edhe aktori 22-vjeçar që e ka akuzuar aktoren për abuzim. Ai ka rrëfyer detaje të marrëdhënies së tyre gjatë kohës kur të dy luanin në të njëjtin film, përkatësisht në rolet e nënës dhe të birit. Benett ishte 17 vjeç në atë kohë (mosha e lejuar nga ligji për marrëdhënie konsensuale është 18 vjeç), ndërsa Argento 37 vjeçe.

“Ajo filloi të m’i vinte duart gjithandej, derisa më hodhi në krevat dhe më hoqi pantallonat”, rrëfeu Bennett.

Por Argento ka dhënë një variant tjetër. “Ai nisi të më puthte e të më prekte, por jo si një fëmijë nënën e tij, siç e shihja unë. Ishte një djalë me hormone të çmendura. Mu hodh sipër. Nuk ndjeva asgjë. Për mua ishte e paimagjinueshme”, ka thënë ajo.

Sipas raportimeve në media, Bennet i ka kërkuar 3.5 milionë dollarë aktores, në mënyrë që ta mbante sekret atë që kishte ndodhur mes të dyve. I dashuri i Argentos në atë kohë, Anthony Bourdain, mendohet se i ka paguar 250 mijë euro Bennett-it.

Por pas vdekjes së Bourdain, pagesat ndaluan. Bennet doli publikisht me akuzat ndaj Argentos pasi ajo akuzoi producentin Harvey Weinstein për përdhunim dhe u bë figurë kryesore e lëvizjes  #MeToo. Vetë Weinstein i ka mohuar gjithmonë akuzat dhe ka thënë se raportet seksuale me akuzueset nuk kanë qenë kurrë kundër dëshirës së tyre. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje