Ilir Yzeiri
E kam të vështirë të gjej një titull për atë që dua të shkruaj në lidhje me ngjarjen e fundit që ka në qendër vajzën nga Fushë – Kruja, së cilës nuk dua t’ia përmend emrin në shenjë respekti për të, duke shpresuar, kështu, që emri i saj të kthehet në një gjendje normale, të përmendet ashtu siç është përmendur më parë, si vajza nga një fshat i Fushë-Krujës që studion për master në shkencat politike dhe që ka pasur një ngjarje me të dashurin e saj, ngjarje të cilën, ne, të gjithë, duhet të kemi durim ta mësojmë pasi të mbyllet procesi gjyqësor në ngarkim të ish-të dashurit të saj.
Heronjtë qesharakë
Historia e vajzës nga Fushë Krujës u rikthye në vëmendjen e shtypit shqiptar, kur një ish-polic dha një intervistë që u bë publike pasi ai iku në Zvicër, në të cilën denoncoi Taulant Ballën, Kryetarin e Bashkisë së Krujës, dhe gjithë fisin e djalit që kishte lidhje me vajzën nga Fushë Kruja, se e kishin kërcënuar me pistoletë në kokë që të mos arrestonte djalin që kishte dhunuar vajzën. Ky polic ishte trembur aq shumë nga ky kërcënim, sa vendosi të marrë nga sytë këmbët dhe të kërkojë azil politik në Zvicër te një polic tjetër me mbiemrin Zagani. Nuk besoj se ka alibi më qesharake, më idiote, dhe më të pacipë se kjo, dhe nuk besoj se ka arsyetim më qesharak se ky për të marrë një dëshmi që të përfitosh azil politik në Zvicër. Nuk dua të përmend përvojën time si gazetar në vitin 1997, të cilën e kam përmendur në një shkrim tjetër, por, si një prej atyre që fëmijërinë dhe rininë time të parë e kam kaluar në Peshkopi e në Mat, dhe, po ashtu, në gjithë këta vite nuk kam lëvizur asnjë ditë nga ky vend, pra, si një prej atyre që pretendoj se e njoh mirë psikologjinë e njerëzve të asaj zone, e them me bindje se një gjë e tillë nuk ka asnjë arsye normale që të ndodhë. Pse ? Nëse nisemi nga hamendja e opozitës që djali është një kockë e fortë, fis i madh, me lidhje të fuqishme gjaku etj., etj., ç’nevojë do të kishte të ngrinte në këmbë gjithë qeverinë, të sillte në komisariatin e Fushë-Krujës Taulant Ballën, Kryetarin e Bashkisë e një njëzetë vetë të tjerë ?! Tipa të tillë i zgjidhin punët me një telefon, nëse do të mbështetemi gjithmonë te logjika e opozitës. Si mund të shkojë në një postë poiilicie Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë më të madhe shqiptare dhe t’i vërë pistoletën në kokë një polici ? Pse ? Për një akuzë të bërë nga një vajzë, aq më tepër siç thotë opozita e pambrojtur ?! Nëse do ta bëjë një ndërhyrje të tillë, pra, marrim rastin me « nëse », ai merr në telefon Drejtorin e Policisë së Shtetit a të Durrësit dhe e zgjidh me një telefon. Si mund të ndërtohen skena të tilla që nuk kanë as edhe logjikën më minimale. Ky polic i dëshpëruar që kishte ndarë mendjen të ikte jashtë shtetit, mund të kishte zgjedhur një gënjeshtër tjetër, por jo këtë. Këta heronj qesharakë më kujtuan prokurorin që doli në konferencë shtypi dhe përmendi edhe faksin e djalit të Berishës për dosjen e Gërdecit. Pastaj një ditë më pas Berisha e kërcënoi i përmndi kohën kur kishte qenë hetues, dhe ky prokuror, me bishtë ndër shalë, dha dorëeheqjen nga ajo dosje. Unë respektoj punën e mjaft policëve të ndershëm që përballen vërtet me të keqen në këtë vend, por, për fat të keq, figura e prokurorit, gjykatësit dhe policit ende nuk janë bërë imazhi i ëngjëllit mbrojtës të publikut.
Dy shkolla të rrëfimit gazetaresk
Më kanë bërë përshtypje në këto ditë dy mënyra, apo dy shkolla të rrëfimit dhe të analizës së kësaj ngjarjeje. Karlo Bolino, Mero Baze dhe Ylli Pata më kanë tërhequr vëmendjen për mënyrën profesionale, korrekte dhe duke analizuar faktet. Bolino i përket natyrisht shkollës perëndimore të gazetarisë dhe si një reporter me përvojë, në shkrimet e tij për këtë ngjarje është përpjekur të nxjerrë ndonjë konkluzion duke analizuar faktet. Në fillim ai zbuloi rolin e prokuroreve femra në këtë histori, pastaj analizoi me kopetencë datat 21 dhe 27 në denoncimin e policit që po kërkon azil politik në Zvicër. Mero Baze ra në sy për respektin ndaj deontologjisë dhe ishte i pari që u kujtoi kolegëve gazetarë se një viktimë e marrë peng nuk mund të përdhunohet, të kërcënohet e të shantazhohet nga media. Nuk është detyrë e medies kjo. Ylli Pata më bëri përshtypje për një qëndrim realist ndaj gazetarëve të kronikës. Sipas tij, këta gazetarë që mbushin tani studiot televizive dhe bëjnë lojën e kushedi se kujt, duke bërë insinuata dhe duke folur me alogjizma apo me konspiracion banal, humbën një shans të madh, sepse kjo ngjarje që ka ndodhur muaj më parë nuk u bë objekt i punës së tyre investigative. Vetëm pasi u prodhua një komedi me denoncimin e një polici që kishte hall të ikte në Zvicër për të marrë azil politik, vetëm atëhere u turrën të gjithë jo të qëmtojnë fakte, por të ndërtojnë konspiracione, skema që do t’i kishte zili edhe Shekspiri me intriga që ua kalojnë edhe tragjedive të tij. Pjesa tjetër pastaj përmblidhet nga narrative e PD-së e cila u vulos së fundmi nga një deklaratë e Alibeajt i cili me stilin e komunikatave të KQPPSH-së deklaroi se tashmë gjithë bota e di se … dhe numëroi dhjetë a njëmbëdhjetë hamendësime që të krijonin përshtypjen se qindra hije lëviznin natën dhe njëherë fshinin pamjet nga kamerat, pastaj ktheheshin dhe pasi fshinin djersët, i futeshin punës për të kërcënuar me radhë e një nga një ose edhe dy e nga dy të gjithë policët që kishin parë natën makabre të 21 korrikut.
???
Ka dy fakte te verteta ne lidhje me kete Nuhun; Se pari nuk e kemi degjuar emrin e tij ne asnje ngjarje tjeter ku figura e ketij zyrtari te shtetit te shkelqente ne anen e drejtesise. Se dyti perse ia mbathi me shiun e pare? Pse nuk priti cdo te ndodhte me denoncimet e tij ? Donin ta vrisnin ? Po ky zoteria kishte gjithe ato certifikata trimerie, zgjuarsie dhe kompetencash per te mbrojtur te tjere, kush mund ta vriste kaq lehte ? Pra duhet te sforcohemi te besojme qe nje Yll si Nuhu, lindi dhe u fik kaq shpejte. Cfare fati te keq qe paskemi ?
Une besoj thellesisht qe ne administraten e shtetit shqiptar nuk ka kuadro apo punonjes me ndergjegje dhe dinjitet njerezor, skrupoloze per te kryer detyren deri ne fund me devotshmeri. Nuk kam njohur (skam patur fatin) asnje burre apo gruane polici, gjykate, bashki, ministri, tatime, zyra aluizni, hipoteke, spital me bythe kuadrate, i cili apo e cila kur beson qe ke te drejte lufton bashke me ty per te nxjerre te verteten apo te drejten. Kam njohur nderkohe krimba sa te duash tu japesh ndonje 5 apo 10 mije leksh e perdredhin fjalen, qendrimin besen a cfare te duash.
O asd, majr e ‘ki’ kur thu; -“Nuhu, ia mbathi me shiun e parë “.Ai duhet të kishte ndenjur, pastaj. . . , i vdekur, le të fliste. Biles, president Floriri edhe mundë ti jepte një dekoratë ‘Trimërie’. Dhe keshtu, m’rruve -t’rrova, brisku i Berberit.
Sa i përket shkrimit të Yzeirit, pa titull e kom dhe unë komentin, veçse t’mi boj t’fala Kaçit.
E vertete! As ne kohen e Enverit ska patur, por kane patur frike. Tani ne demokraci po ia shohim surratin e vertete races tone. Ose kjo pune eshte ne Adn, ose kemi degraduar kaq shume, ska nuk ka birre nene te na beje njerez.
Shkrim i sakte i nje gazetari profesionist,analize llogjike e ftohte e nje nga te paktat pena
Edhe ti o “Brut”? C’pate o Ilir djali? E fillove mire kur the qe duhet te presim perfundimin e hetimeve dhe te gjykimit. Pastaj ju sule si i uritur tavolines se skandalit duke hetuar e gjykuar per te na dhene verdiktin e “Gjykates se Larte”.
Profesor.Ky shtet a ekziston ne keye fare feje qe me Sal rapsodin me Tos pordhen dhe Ed Betonin.Qe kane bere parti ne rajonin e policis trimat e Selfo Qorrit se luan topi .Qe ka rene telefon..O legen mbylle ceshtjen se ta mbylla shpin ka rene.Mediat jane pasqyre e e realitetit dhe ndryshojne nje realitet.Ne nje vend per 10 vjet mediat kane ndryshuar nje brez per keq.Sgjeje titull po te ndihmoj me aq tru sa kam…Kanibalet dhe Hanibalet jane dhe do te jene krenaria e ketij vendi.Te mbyllin TV profesor bojkotim.Te dalin ne rruge profesor dhe te ulen para parlamentit.Te fikin makinat nje jave mos te leviz asgje private.Te futen ne burge profesor tere xhambazet.Te kete statusin e ushtris policia per 20 vjet dhe pastaj le te diskutojme.
Shume dakort me ju z. Ilir. Mbase per etikete ju nuk e shprehni hapur qe kjo eshte e gjitha nje loje e organizuar nga ana e PD. Te gjithe e dime kete. Ata kane kohe qe e kane filluar, e kane kthyer ne strategji te ardhjes ne pushtet duke menduar se duke cpifur dicka do ngelet per te diskredituar poziten dhe keshtu qytetaret shqiptare qe ata i konsiderojne budallenj do te votojne per ta. Ata nuk dine te ndertojne strategji reale per te ardhur ne pushtet dhe merren me pislleqe. Harrojne ose nuk jane ne gjendje te kuptojne se qytetaret dine me shume nga ata, i njohin mire ata dhe akoma me shume i urrejne dhe si rrjedhoje kjo loje e tyre do te kthehet ne nje bumerang dhe ata do ta thellojne humbjen e tyre qe ka kohe qe ka filluar. Respekt per ju dhe pershendetje.
Yzeiri, gazetar qe te jete kenaqesine me leximin e shkrimeve te tij.
Shkrimi i gazetarit eshte korrekt ne lidhje me vajzen nga fushe-kruja.Ne komentete e mija kam shkruar se ngjarjet e kesaj vajze me djalin e deputetit socialist eshte kryesishte normale.Opozita shqipetare eshte nje Opozite deskruptive,nje opozite me njeres skandaloze,nje opozite e pa turpshme,turpi i botes.Opozita e plakut te malesise qe eshte tradhetari i shqiperise eshte strumbullari i politikes se tije mjerane i cili eshte nxitesi krysor i opozites me nje figure tjeter nje pallosh dhe nje psikopat nga me te ndyrat ne historin e shqiperise.Bashke me keta pissanjos shperthyen dhe hardhuckat e opozites.Nga ana tjeter shperthyen edhe gazetar fundrina te gazetarise shqipetare.Behet pyetja: Pse ky skandal ??.Ky skandal ka rrenje te thella politike te rrezojne Edi Ramen dhe Taulant Balla dy kundershtaret kryesor te partise opozitare, per rrezimin e qeverise te Edi Rames.Por eshte per tu habitur nga nje opozite me e pa skrupull nuk bene vaki,nje opozite merre,merre,nje opozite deskruptive me deputet njerez rrugesh.Kjo opozite duhet ti therras mendjes se eshte jashte kontrollit.I beje thirrje opozites deskruptive te terhiqet me aventurat qe po bene.Kesaj opozite as i bie nderment per nje vajze fshatare nga fshatrat e fushe-Krujes.Kete ta dine mire Saliu dhe Efendiu,ta dine mire i gjithe populli shqipetare Jashte dhe brenda teritorit te shqiperise.Qendrimet aventureske te opozites jane te pa falsheme dhe deskruptive.Populli shqipetar duhet te ngrihet dhe ti shpartalloje huliganet dhe kriminelat qe qarkullojne lirshem duke vrare e duke prere,duke vjedhur dhe duke plackitur.
Ne pergjithesi ke shkruar mire , por fjala “deskruptive”, qe ti e permend disa here , nuk ekziston , thuhet DESTRUKTIVE , nga italishtja , qe ne shqip perkthehet -SHKATERRUESE .