Refuzohet oferta 60 milion euro e Telekom Serbia, zyrtarët shqiptarë kanë frikë nga ngjyrimet politike që mund të marrë ky investim

3 Tetor 2018, 19:56Ekonomia TEMA

Albanian Enterprise Institute

Zyrtarët shqiptarë nuk e mirëpresin futjen në tregun e telefonisë mobile të kompanisë Telekom Serbia.

Burime të brendshme kanë bërë të ditur se drejtuesit e ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues të kompanisë serbe i kanë shprehur atyre faktin se futja në tregun e telefonise celulare mund të rezultojë problematike edhe për vetë Telekom Serbia për shkak të ngjyrimeve politike që mund të marrë.

Nga burimet është mësuar gjithashtu që Telekom Serbia ka bërë ofertën më të mirë financiare me rreth 60 mln euro për të blerë Telekom Albania.

Drejtuesit e lartë shqiptarë i kanë shprehur kompanisë se Shqipëria i vlerëson investitorët serbë në ekonominë shqiptare, por në këtë sektor strategjik mund të lindin shumë kontradikta.

Interesi  i “Telekom Serbia” për të marrë pjesë në garën e blerjes së “Telekom Albania” është përshëndetur nga ministri serb i Tregtisë dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajic.

Në një komunikim për mediat, ministri serb e konsideron një lëvizje të mirë, por edhe mjaft të logjikshme, që flet vetë për fuqinë dhe potencialin e kësaj kompanie.

Sipas Lajic, nëse do hynte në tregun shqiptar, “Telekom Serbia” do tregojë aftësinë e saj për të investuar edhe në tregje të tjera rajonale si Shqipëria, përveç atij të Malit të Zi dhe Bosnjës, ku është tashmë prezente.

Sipas kreut të komunikacionit serb, nëse Telekom Serbia arrin të blejë “Telekom Albania”, kompania serbe mund të kthehet në një lider të telekomunikacionit në Ballkan, ndonëse e pranon se është ende herët të flitet për rezultatin.

32 komente në “Refuzohet oferta 60 milion euro e Telekom Serbia, zyrtarët shqiptarë kanë frikë nga ngjyrimet politike që mund të marrë ky investim”

  1. says:

    U dogjëm nga CEZ, shmangim sllavët.

    1. albi says:

      titulli eshte idiot!
      Nuk eshte refuzuar asgje akoma. Thjesht zyrtaret shqiptare u kane thene investuesve serbe qe mund te dalin probleme. Nuk jane zyrtaret ata qe refuzojne apo pranojne, por greket qe kane paketen kontrolluese te Telekom (qe mos tju genjeje mendja qe e kane gjermanet e Telekom, ata thjesht kane aprovuar perdorimin e emrit).
      Titulli eshte i pavertete dhe corientues!

  2. Grigor says:

    Me kete popull trap që kemi ne, natyrisht që do lindin probleme.
    Saliu vjedh me miljona euro, por nuk thotë njeri gjë. Rama tallet dhe hidhet e pirdhet lart e poshte, por nuk thotë njeri gjë. Turqia i detyron me zor te nderrojne fene, dhe ata bëhen me myslimane nga Muhameti. Greket i detyrojne te nderrojne emrat, dhe Hasani behet Dhimiter, ose Selimi behet Petro. Por perseri e bejnë me qejf.
    Ndersa, te guxoje Serbia te fuse para ne Shqipëri? Mos o zot. Dalin pseudopatriotet dhe bejnë namin. Jo kosovaret, Jo. Sepse ata Jane vertet trima, dhe e kane treguar me pushke. Por Jane keta rrumbythjet tanë që never komente bëhen patriote, por sa plas pushka e pare, marrin rruget e mutit me vrap.

    1. Niku says:

      Grigor, ose je serb, ose je trap dhe nuk kupton. Te gjitha bisedat qe do te besh ti me nje dashnore do te kene vajtur ne Beograd dhe ne rast se je ndonje vip te vjen njoftimi ose vepro si duam neve, ose ti publikuam bisedat me dashnoren. Ti qe je frikacak do te pranosh te behesh spiun I tyre si ne kohen e Mugoshes. Shqiptaret duhet ta refuzojne kete investim, dhe per mendimin tim eshte provokim nga ana e serbeve. Provojeni qe nje firme shqiptare te bleje telekomin serb se cfare do te ndodhe, serbet do te revoltohen duke skermitur dhembet.

      1. albi says:

        ku qendron tamam tamam ndryshimi? Deri tanibisedat me dashnoren ti degjonte greku, tani do ti degjoje serbi…. ku qendron problemi ktu :)?

        1. Niku says:

          Albi, ka nje ndryshim. Une as per grekun nuk jam, por nuk jane njelloj. Ne rast se grekerit kane nje shtet me organizim perendimor, serbet e kane si te ruseve. Veprimtarine e UDB ne Shqiperi nuk e ka patur Asfalia greke, pra nje menyre veprimi ndryshe nga serbet. Te drejtat qe kerkojne shqiptaret jashte Shqiperise jane ne shtetet sllave me shume se sa ne Greqi, keshtu qe kunderveprimi I serbeve ndaj nesh eshte me I madh se sa ai I grekerve. Pra perfundimi eshte qe ne nuk duhet tu dhurojme atyre Telekomin. Ne anallogji, ata kurre nuk do te pranonin qe nje firme shqiptare te blente telekomin serb.

    2. Komentuesi says:

      Grigor bravo.Koment i saket.

    3. zhaku i pamposhtur says:

      O grigor o trangull je në rregull apo je duke lexuar nga bodrumet e anastasit? ?po çfarë lesh biznesi duhet të bëjmë ne me serbët or mik? po ai hapi varreza masive për shqiptarët..as u shkon ndërmend të kërkojnë falje. .jan vërtet komb i keq .po ato dhomat e gazit për shqipëtarët që i këndojnë në kor a i ke dëgjuar?mos duhet të mbyllim sytë për para?ata edhe në këto momente që po replikojmë e kanë ushtrinë në gatishmëri për tu futur në Kosovë dhe ti dashke lekët e serbit. ..qenke shumë mendjendritur ti grigor…ju ka nxjerrë anastasi diplomatë të zote. ..sërbit kufirin tek thana…sa më larg aq më mirë. ..ndoshta mbas nja 300 apo 400 vjetësh edhe serbët do çlirohen nga shovinizmit dhe atëherë po mund të bëjmë biznese me ta. …un jam i sigurte që çorapekuqi po të mos kishte frikë nga revolta popullore ja jepte direkt telekomin sërbit mirëpo e kupton se po kaloi vizën e kuqe nuk i dihet si venë punët pastaj. ..rroftë ismail morina rroftë ballist morina nderi i kombit tonë…(bythqira politikanë që e late nëpër burgje shkoni i puthni dorën anastasit ose shitjani telekomin anastasit se i gjen lekët ai ashtu sikurse i gjeti për kishat hidrocentralet apo bizneset e tjera poshtë rrogozave…langaraqër politikanë )

    4. mirel says:

      Grigor, ke dy qendrime te ndryshme per te njejtin problem.
      Meqe populli trap nuk i paska patur per gajle as pislleqet e Berishes dhe as Ramutit, sipas teje tani nuk i paska hije te refuzoje Serbine?
      E padrejte
      Mekatare dhe gjynaqare.
      Gjynaqaret serbet..
      Mos bre se u prekem…buuum.milionat serbetbi ne..po sepse ato milionat e serbeve tingellojne si plumba, kete ma spjegon dot?
      Lere pastaj sesi i hedhin ato milionat. Tjeyer histori ajo.
      Si puna e miellit.

    5. Askush says:

      Këtu flitet për telekomunikacion, gjë shumë sensibile dhe strategjike për shtetin. Duke parë marrëdhëniet me Serbinë, është mëse e drejtë që njerëzit dhe zyrtarët të kenë rezerva.

  3. spartak says:

    Ç’far thu mre ? Jo të gjallët , por dhe t’vdekmit kanë për t’u shantazhu nga shfrytëzimi i informacionit prej serbëve dhe mjeshtrave rusë .
    Për 5 vjet , s’ngel politikan pa ra në rrjetë dhe , për 10 vjet , osht shit bregdeti komplet .
    Ishalla ngacmojnë vorrin e Enverit , dhe e detyrojnë me u ngrejt , se atëhere e morin vesht të gjithë sa ju vlen lëkura .

  4. Poli says:

    Po investimet turke? Apo aty ngjyra politike zhduket

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ke te drejt..

    2. @@ says:

      Te flaasim te drejten me Turqine pervec kohes se tanishme te Erdogan b….nuk ka pasur ndonjehere investime me interes politiko-fetare nga ana r Turqise e kunderta ka ndodhur me Greqine qe cdo investim e ka perdorur per presion per interesat e saj keto jane fakte duam apo jo….Zoti Poli apo edhe ti ben pjese ne korrin e Janulles…..atehere eshte tjeter mesele

  5. Olimpia says:

    Telekom Albania eshte nje ndermarrje strategjike .Jo serbet por edhe vendet mike nuk duhet te lejohen ta blejme .Te gjitha vendet e perparuara kane ligje per mbrojtjen e aseteve strategjike .Kina kerkon te bkeje shume industri strategjike por SHBA dhe BE ka nxjerre ligje te vecanta per mbrojtjen e tyre .Hiperliberalizmi nuk sjell as zhvillim as pasurim .Lexoni artikullin analize te sotem per te kuptuar se si u zhvilluan vendet e pasura dhe si arriti Kina per 30 vite te dhjetefishoje prodhimin dhe te ardhurat.

  6. . says:

    blerja e telekomit vjen si oferte nga rusia qe ndermjetson serbine.ketu mude te kete aksionre edhe politikan te pd.tani do te jemi te pergjuar nga kundershtaret shekullore.duhet te bejme kujdes kur te pjerdhim.perse opozita heshte per kete afer shqiptare sllave!!

  7. Krejt-"Babane" says:

    Telekom Albania LE TE KERKOJ TREGJET GJERMANE, dhe jo me te “Shese Bythen” sa te Serbet-Greket dhe Turqit….
    Pse u dashka te ti shitet Serbise????Kjo ka te Beje shume…dhe nuk do DISKUTIME…Mos valle nuk ka Ofrues te Tjere?????Ja shikoni…pake me Large??

  8. er says:

    Ti japesh Serbise kontrollin e telekomit shqiptar eshte shume e rrezikshme.
    Nuk do kete me biseda diskrete dhe politika shqiptare to jete e pergjuar.
    Politikanet do shantazhohen nga agjentura serbe edhe per nje marredhenie jashtemartesore qe mund te kene, dhe per te shmangur publikimin dhe denigrimin e figures se tyre do pranojne te bashkuponojne me shantazuesit.
    Nuk duhet ne asnje menyre te lejohet ky financim.

  9. Ledio says:

    Boll po na helmon Serbia me miell, por tani do qe te degjoje edhe te kenaqet edhe kur vuajme nepermjet pergjimeve telefonike. Asnje investim strategjik nuk duhet te jete ne duart e Serbeve/Grekerve/Turqeve/Maqedonaseve/Ruseve/Bullgareve. 0. Sillni o te shkerdhyer Japonez/Norvegjez/Gjerman/Anglez/Finlandez/Danez/Kanadez, e plote te tjere. Ka ngelur ndonje shqiptar i vertete edhe me tru ne ate parlament te degjeneruarish?

    1. Illyria-Shqiperia says:

      ? Dakord me ty Ledio. Po ata qe numeron ti nuk duan korrupsioni, sic kane qejf te notojne ballkanisit e Lindoret, duan te kete sistem gjyqesor te konsiliduar, e jo nga 10 vjet nje ceshtje ne gjykate, ndaj dhe nuk te vijne. Ndaj vetem grupi I pare vetem te vjen. Se e dine si zgjidhen gjerat.

  10. era! says:

    Ti grekgor nqse do bej nje treshe me serbet

  11. Duro says:

    Haha, kjo eshte ti frysh kosit ore te uruar. Po ne kemi kaq vite qe hame buke qe behet me miellin e tyre. Shpresoj qe nderkohe vellezerve te tyre ruse te mos u kete vajtur mendja qe ti hedhin miellit ca nga ato ilacet qe i kane per zanat dhe te na cfarosin gradualisht si komb. Apo nuk kemi mekanizma strikte kontrollesh ushqimore ne.

  12. anton says:

    vallahi le ta marre turkia me baben tone erdokarin se asnje shqipkar nuk kundershton

  13. Arjan says:

    Kjo eshte dhurata e rahmutit per popullin Shqiptar.Hidhet njehere ne treg shikohet reagimet pastaj behet realitet.shqiptaret nuk duhet te kene asnje kontakt me barbaret serbe .Te gjitha mallrat serbe te Mos tregtohen ne shqiperi nuk kemi nevoje per miell te helmuar.Edhe Pse qeveritaret e korruptuar Shqiptare lejojne mallrat serbe eshte detyre e cdo Shqiptari te mos blej ato sikur edhe pa leke.

  14. Pellazgos says:

    Nje investim I zgjuar do ishte me Greqine fqinje shumeshekullore.
    Por si myslimane qe jane shumica qe kane Identitetin turk,e kane me te rendesishem se sa ate te kombit she nuk e ndrojne sikur Skenderbeu te dihet nga varri.

  15. Kuq e zi says:

    Asetet strategjike si telekom, portet, digat e drinit dhe disa te tjera ne parimin perendimor nuk duhet tu leshohen as miqve dhe jo me armiqve
    Imagjinoni bisedat qeveritare apo me naton te behen me telefonine serbe
    Ky bllokin nuk eshte prodhim i palacove tane por i partnereve tane

  16. xx says:

    Shqiptaret nuk jane cliruar nga emocionet dhe paragjykimet ndaj serbeve. Marveshjet rajonale vertet jane te mira por eshte shpejt te pertypim te gjitha ato qe serbet u bene shqiptareve.Asnje ndjese ,asnje hap per njohje faji por,tendence per te na mbajtur ne inferioritet.Nuk e di se sa cmimi i ofruar eshte i mire por ne asnje menyre mos te genjehemi nga ky fakt.Ma merr mendja se Serbia e ka synim te na kete ne dore dhe te na lozi ”politikisht”.Mos u genjeni nga cmimi dhe nga fjalet e bukura.Kur shktuaj keto fjale e pyes vehten se edhe une mos jam duke kontribuar ne nje mospajtim qindra vjecar midis dy popujve tane??? Ndoshta brezat e tjere pas nesh kur dhe vete serbet te kene ndryshuar.

  17. katarakti says:

    Ne rast se paketen kryesore te telekomit e ka Greqia, une nuk shoh ndonje ndryshim te madh nese telekomi kalon ne dore te Serbise. E mira do ishte qe Telekomi te ishte prone publike. Pra ndermarrje shteterore. Si u ngrit dhe si u kthye ne privat Telekomi?! Kjo eshte çeshtja. Beni patriotin per Telekomin por nuk e hapet gojen fare kur te gjitha pasurite tokesore dhe nentokesore te Shqiperise iu shiten te huajve! Kur u shkaterruan mbi 400 fabrika, uzina, kombinate dhe ndermarrje te ndryshme qe punesonin gjysmen e popullsise. Ndenjet si mut kur u shkaterruan apo u shiten per nje cope buke te gjitha materialet dhe municionet ushtarake te vendit! Per te bere shkerdhen sypeshkaqenin me vila brenda dhe jashte vendit! Dhe tani po na beni patriotin e çartur! Shqiperia ka shkuar per lesh qe kur e mori ne dore maloku nga Viçidoli. Por juve iu hapen syte me vonese. Kur pate se çeku “i bardhe” qe do na bente si “gjithe Europa” nuk erdhi kurre. Tani mbylleni halen.

  18. Ergys says:

    Disa gjera nuk shiten te huajit.Kombet e zgjuara mbijetojne.Miqte nuk egzistojne ne marredheniet shteterore.Egzistojne vetem interesa.

  19. emigranti says:

    Me ne fund nje vendim I sakte.
    Mos privatizoni gjithshka, por forconi kontrollin shteteror.
    Disa sektore strategjike nuk duhen lene ne dore te tjereve, miq apo armiq qofshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje