Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i është rikthyer sërish debatit të rreth një viti më parë për ringritjen në Butrint të qendrës së vogël funksionale, e cila ofron shërbime për vizitorët e këtij siti.
Gjatë fjalës në ceremoninë për lidhjen e kontratës me studion britanike, e cila do të hartojë Planin e Integruar të Menaxhimit të Butrintit, Kumbaro tha se, qendra për të cilën u bë shumë zhurmë, është një pikë pushimi dhe informacioni për të gjithë vizitorët.
Sipas saj, ringritja e qendrës, pa cënuar trashëgiminë, pa cënuar arkeologjinë, në përputhje me të gjitha rregullat e ligjet e shtetit shqiptar dhe me rekomandimet e UNESCO-s, ishte e domosdoshme dhe tregon në fakt kujdesin që duhet të kemi ndaj vizitorëve.
“Dhe që të jem e qartë, e kam fjalën për qendrën e vogël funksionale që, nga një barakë plehrash e kthyem në një pikë pushimi dhe informacioni shumë të këndshme, e që çuditërisht, pas gjithë britmave e klithmave me baltë të një viti më parë nga ata që Butrintin e shohin si mollë sherri dhe jo si pasuri kulturore dhe akses për publikun, askush nga 200 mijë vizitorët që kanë frekuentuar parkun nga 1 janari 2018, nuk u ankua e nuk anatemoi! Përkundrazi! Por për këtë do të ishte mirë, që çdokush para se të flasë të shkojë ta vizitojë. Dhe këtu e quaj të mbyllur atë histori të mejhaneve politike banale dhe të makinës së baltës me të cilën përballemi tashmë prej 5 vjetësh sa herë ndërmarrim një nismë të re për ndryshim”, tha Kumbaro.
Ringritja e qendrës nisi një vit më parë. Ndonëse pati debat dhe pretendime që po bëhej një ndërtim i ri në shkelje të ligjit, faktikisht objekti ishte aty që prej vitit 1975 dhe dekadat e fundit po shfrytëzohej si depo. Pas rehabilitimit, sot kjo qendër ofron shërbime të ndryshme për turistët. Parku Kombëtar i Butrinit është vizituar vetëm në 9 muajt e këtij viti nga rreth 200 mijë turistë, shumë më shumë sesa viti i shkuar.
E bete me mure te bardhe dhe çati blu? Se ndryshe nuk quhet.
Pse mos ta bejne emrin original e ka BUTHEROTUM ne gr. BYTHERUMBULLAKU
Domethene ti Mirela, i ke arketuar 200000 turiste x 500 leke te reja = 100.000.000 leke te reja ne arken e shtetit? Na thoni cfare do te beni me keto para? Ju ankoheni se nuk keni para apo e kemi gabim?
Ministresha e Kultures ose Maska e Mashtrimit te Kultures…
Me cdo dalje te saj kjo fytyre shkakton efekt te kundert …
Ku eshte foto e objektit sic ka qene dhe si eshte
Isha ne butrint dhe nuk kam per te shkuar me kure , me keta mostra qe e drejtojn turizmin ska lidhje fare…isha para 7 vjetesh dhe mendova se cdo te shihja…shyqyr qe me gjeti polici i tymosur nje parkim.
Mu dhims aq shume sa i dhurova 2 qind lek te reja me falenderoj..
U futa vet i 8 pasi prem bileta familjare mendova te freskohem po kerkoja ndonje dyqan per te pir dicka te fresket ,kerko e kerko e kerko gjeta WC ne krah te majt sa fillojn muret antike e futa koken si xha Sulua te filmi Kapedani ne lavaman .filluam te shihnim po ata qe kisha para prej 7 vitesh asgje me shum,e vetmja gje qe me ra ne sy ishin pemet me tabela .
Klm mire dhe me mire nese lali Eri do e ndryshon Tiranen kaq shpejt sa Butrinti jon antik .Butrinti do ngelet vertet shum me antik se ceshte.
Te shkosh tek Kalaja e Aliut ne Janine shikon vetem Pasterti dhe rregull,Nga kjo ane e jona edhe Toka duket e zeze.Zonja Kumbaro po mundohet po nuk ka ajo Faj per gjendjen qe eshte Butrinti ,,Shteti i korruptuar Shqiptar ka 106 vite jete dhe nuk nderton dot nje pike Atraksioni per nje Vend qe na e lane ata qe e bene mijera vite me pare.Anglezet kane 10Gure dhe kujdesen sikur jane Historia e tyre neve jemi mbushur me Histori dhe na pelqen vetem plehu dhe qynefi.