VIDEO tronditëse: Shërbëtorja bie nga kati i shtatë, gruaja nuk ndihmon por e filmon

3 Tetor 2018, 10:33Lifestyle TEMA

Një grua është burgosur pasi nuk ndihmoi por vetëm filmoi momentin kur shërbëtorja e saj ra nga ballkoni i katit të shtatë, të apartamentit të saj në Kuvajt. 

Pamjet shokuese tregojnë vajzën etiopiane duke qarë dhe kërkuar ndihmë e varur në kornizën e dritares përpara se të binte poshtë. 

Fatmirësisht, ajo i mbijetoi vdekjes duke thyer vetëm njërin krah dhe duke pësuar lëndime të tjera të lehta. 

Gruaja që mban aparatin, dëgjohet duke thënë “Oh e çmendur, kthehu”. 

Ajo tani është burgosur për një vit e tetë muaj pasi ajo ka xhiruar në vend që ta ndihmojë gruan. 

Gruaja u akuzua se kishte filmuar gruan pa pëlqimin e saj dhe e kishte publikuar videon e saj pa pëlqimin e saj”. (TemA) 

1 komente në “VIDEO tronditëse: Shërbëtorja bie nga kati i shtatë, gruaja nuk ndihmon por e filmon”

  1. Driton Peja says:

    Dhuna që ushtrohet në shërbëtorë dhe punëtor në lindjen e mesme është e njohur për shumë njerëz, nuk ja vlen te diskotohet për ato kafsh që nafta i bëri me para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje