AKEP njofton ulje të tarifave celulare: Nga 1 dhjetori 17% më pak për përdoruesit e Vodafone, Telekom dhe ALBtelecom

4 Tetor 2018, 16:05Hi-Tech TEMA

Prej 1 dhjetorit tre kompanitë e telefonisë celulare në Shqipëri, duhet të ulin me 17 përqind çmimin e bisedave telefonike mes tyre. Vendimi për këtë është dhënë nga AKEP.

Nga 1 dhjetori i këtij viti çmimet do të ulet me 17%.

Ndërkohë nga dhjetori i vitit të ardhshëm këto tarifat për këto thirrje do të ulen me 9% të tjera. Sipas AKEP këto reduktime do të çojnë edhe në uljen e çmimeve të thirrjeve telefonike për konsumatorët shqiptarë.

“Nuk është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në atë që paguan konsumatori, por është një ndërhyrje e tërthortë, duke ulur tarifat në rrjetet e tre operatorëve synojmë që konsumatori të përfitojë uljen e tarifave”, u shpreh Pajtim Melani, drejtor i tregjeve në AKEP.

Në Shqipëri janë tre kompani që operojnë në sektorin e telefonisë celulare.

2 komente në “AKEP njofton ulje të tarifave celulare: Nga 1 dhjetori 17% më pak për përdoruesit e Vodafone, Telekom dhe ALBtelecom”

  1. £££££ says:

    Ku do shkojmë?Atje ku Ishim!Vetëm falimenti i shpëton kompanit celulare.

  2. Isidoni says:

    Mire, o AKEP. Po a e dini se para tre muajsh keto kompani i rriten cmimet me 20%. Me sa duket e kane ditur kete projektin tuaj dhe i ngriten me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje