Banka Botërore: Rritja ekonomike, më e lartë se parashikimet: Punësimi po redukton varfërinë!

4 Tetor 2018, 11:30Ekonomia TEMA

Banka Botërore, në një raport të publikuar ditën e sotme mbi ekonomitë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor
rriti pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Sipas parashikimeve të përditësuara, rritja ekonomike e Shqipërisë për këtë vit do të shkojë në 4%, nga 3,6% që vlerësohej fillimisht prej këtij institucioni.

“Rritja e punësimit ndihmon në uljen e mëtejshme të varfërisë në vend, ndërkohë që pritet të zvogëlohet edhe defiçiti fiskal dhe borxhi publik”, shkruhet në raport.

Në raportin e mëparshëm, Banka Botërore vlerësonte se rritja do të ngelej në nivelin prej 3,5-3,6% për shkak se hyrja drejt finalizimit të projektit të TAP, do të reduktonte fluksin e investimeve të huaja në vend.

Megjithatë, pavarësisht se TAP ka reduktuar investimet, rritja ekonomike, e shtyrë nga turizmi dhe eksportet, ka tejkaluar vlerësimet e mëparshme të Bankës Botërore.

Përmirësimi i situatës ekonomike në vend u reflektua më parë gjatë kësaj jave edhe në interesin e Eurobondit, që Shqipëria ishte në gjendje ta përfitonte me vetëm 3,5%.

Një interes i tillë është i ngjashëm me interesin që Italia apo shumë vende të tjera të Bashkimit Europian arrijnë të emetojnë bono afatgjata në tregjet ndërkombëtare.

Dy Eurobondet e mëparshëm, në vitin 2010 dhe 2015, u emetuan përkatësisht me 9% dhe 5,75%.

Rritja ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti, sipas INSTAT arriti në 4,32%.

Përgjatë këtij tremujori, industria, energjia dhe tregtia ishin sektorët që udhëhoqën përshpejtimin e aktivitetit ekonomik në vend.

2 komente në “Banka Botërore: Rritja ekonomike, më e lartë se parashikimet: Punësimi po redukton varfërinë!”

  1. says:

    Banka botërore na mbështet deri në 600 miliard USD borxh. (më pas vrafshim vetën)

  2. babo says:

    Përralla, përrallla, përralla, shoqëruar nga pordhë albaneze pa fund dhe në fund… tallje, tallje, tallje me fukarenjtë (dhe injorancën e tyre)… !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje