Ish-ministri i LSI sulmon Ilir Metën: Mos u fshih pas argumenteve, por na thuaj çpo ndodh në negociatat me Greqinë

4 Tetor 2018, 10:31Politika TEMA

Ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani, ka sulmuar presidentin Ilir Meta, se po fshihet pas argumenteve dhe nuk po thotë të vërtetën, për atë që po ndodh në negociatat me Greqinë për paktin detar.

“Është shqetësuese deklarata e presidentit të Republikës që:”marrëveshja e detit me Greqinë të kalojë pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese”…

Presidenti si kryetar i shtetit, nuk ka pse të presë Gjykatën Kushtetuese për të denoncuar një proçes fallco negociatash, totalisht të diktuar nga qeveria Greke!

Ai proces diktati, i pranuar paturpësisht nga Qeveria jonë, ka prodhuar një draft marrëveshje dhe një hartë skandaloze që është shkëmbim i pastër territori.

Jepet shelf continental për të marrë ujë me kripë!!

Presidenti, si përfaqësues i unitetit të popullit, duhet thjesht ta denoncojë këtë farsë dhe produktin e saj anti kombëtar.

Në vijim Ai duhet të na sigurojë se nuk do të autorizojë nënshkrimin e asaj marrëveshje, pavarësisht ka apo jo Gjykatë Kushtetuese!

Autorizimi (Plotfuqishmëria) është detyrë kushtetuese e tij, jo e Gjykatës.

Ndaj s’ka pse të fshihet pas argumentit (jo të pa drejtë) që s’ka gjykatë, por të garantojë popullin shqiptar që s’do lejojë shkëmbim territori me Greqinë!

Kaq i kërkohet të bëjë”, shprehet ai.(TemA)

4 komente në “Ish-ministri i LSI sulmon Ilir Metën: Mos u fshih pas argumenteve, por na thuaj çpo ndodh në negociatat me Greqinë”

  1. era! says:

    O dibruc akoma se ke kuptu sehajdutet nje turi kane

  2. zjarri says:

    Te gjithe derrat bashke me ty nje turi kane o dibruc.

  3. zjarri says:

    Te gjithe derrat bashke me ty nje turri kane o dibruc

  4. dashamiri says:

    Degjojeni Manjanin se nuk ha m…kot ai.Te gjitha qe thote i ka me argumenta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje