Emrat që do hetojnë përplasjen me armë në Bllok (dhe një detaj i sikletshëm)

5 Tetor 2018, 09:59Kronika TEMA

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, Prokuroria ka ngritur grupin hetimor.

Ky grup drejtohet nga Elisabeta Imeraj (në foto) ndërsa prokurorë janë Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo.

Ata po marrin në pyetje të gjithë dëshmitarët.

Nga policia ka pasur shumë të shoqëruar për ngjarjen e rëndë.

 

Ndërkohë, koha e ngjarjes ka qenë vërtet e sikletshme për autoritetet e rendit.

Kjo për faktin se vetëm 200 metra larg vendngjarjes, në Hotel Rogner janë akomoduar drejtorë dhe zyrtarë të lartë të policive të Ballkanit, Europol dhe DEA-s.

Ata ndodhen në Tiranë për një aktivitet të rëndësishëm që mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë

7 komente në “Emrat që do hetojnë përplasjen me armë në Bllok (dhe një detaj i sikletshëm)”

  1. Titi says:

    Ska problem,se i thote Rame shakaxhiu qe mediat genjejne,nuk ka pasur krisma.

  2. Alban Dega says:

    Te hetohet gjyqtari i ceshtjes dhe pasuria e tij!

    1. Besi says:

      Nuk ka as ka me pas njeri me idiot se ty Alban Dega. Ja marresh te keqen gjyqtares se eshte njesh .Inaçi i flliqte.Ti dhe shoke si tiy e flliqte vendin nga i rate spiuner te ndyre, fare e keqe.Vafshi ne ferr….

      1. Grigor says:

        Qetesohu o Bes. Apo je i biri?! Ai nuk tha që te arrestohet, por te hetohet. Mund te dale siç thua ti, dhe ajo eshte vërtetë njësh. Ne nuk e njohim. Por nuk te njohim as ty.
        Komente Jane o burrë i dheut, sikur na pyet njeri neve. Mos e merr kaq personale, sepse Verteton ate që thotë Albani. Dhe ky Alban Dega nuk eshte idiot, por nga Amerika interesohet per Shqipërinë. Nuk ja ka bere mutin, si disa që edhe jetojne ne Shqipëri, edhe ja bejnë gropen do dite, si psh ata që shesin vioten tek LSi apo tek Basha.

  3. Babuç says:

    Me perpara dalin emrat e atyre qe do hetojn ngjarjen se e atyre qe ben pjes ne krim . Shtet i shkaperdhyer ku kerkon rremuj nga te gjitha anet per ta pasur me te leht ti kontrolloj njerzit. Ky ne fakt esht stil alla Berisha

  4. BRSS says:

    ÇA LESH PROKURORE ESHTE KJO QE NOTAT ME TE LARTA NE FAKULTET I KA PAS – 5 -6 SHKOLLE TE MAR ME LEKE NDERSA NGA ANA PROFESIONALE KJO TE HA KARIN ESHTE NUL

  5. moni says:

    Ja pra, krisma s’ka patur. Edhe nese ka patur ato kane qene larg qe kendej. Ne jemi ne lufte…
    Shqiperia ka mbetur ne lufte qe ne 1991 kur shqiptaret u bene te gjithe te forte qe hane njeri-tjetrin si qentë. Pse me pe? Pse hodhe cigaren kur kalova une? Pse…
    Nje popull sociopat dhe i dhunuar qe shpreh keqtrajtimin qe ka pesuar ne familje a shoqeri jashte me te tjeret.
    Duhet ndryshuar kodi penal dhe armembajtja pa leje te denohet me 10-15 vite, se lloj-lloj qurrashi shetit i armatosur se edhe po e kapen do beje 6 muaj me gjykim te pershpejtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje