Operacioni “One by Land”, ambasada amerikane: U shkatërruan 7 grupe kriminale, Policia dhe Prokuroria ka mbështetjen tonë

5 Tetor 2018, 16:53Kronika TEMA

Ambasada amerikane në Tiranë ka përgëzuar Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për përfundimin me sukses të pjesës së dytë të operacionit “One by Land” javën e kaluar.

 

Në një njoftim në faqen zyrtare ambasada thotë se ky operacion bëri të mundur shkatërrimin e shtatë grupeve të strukturuara kriminale. 

Më tej ambasada thotë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar emigrimin e paligjshëm dhe për të arrestuar personat përgjegjës.  

Ky grup kriminal  trafikonte shqiptarë me dokumente false në drejtim të SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, dhe Kanada kundrejt vlerave deri në 30 mijë euro për person. 

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Policinë Shqiptare të Shtetit dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për përfundimin me sukses të pjesës së dytë të operacionit “One by Land” javën e kaluar, ndërmarrë në bashkëpunim me agjentët specialë të Shërbimit të Sigurimit Diplomatik të Departamentit të Shtetit pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.  

Ky operacion bëri të mundur shkatërrimin e shtatë grupeve të strukturuara kriminale, të cilët mundësonin kalimin e paligjshëm të kufinjve duke lëshuar dokumenta të flassifikuar 

Këto grupe operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.  

Si pjesë e operacionit, policia arrestoi dy oficerë shqiptarë policie me detyrë kontrollorë kufiri, të cilët bashkëpunonin me grupet.  

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar emigrimin e paligjshëm dhe për të arrestuar personat përgjegjës” – thuhet në njoftimin e ambasadës. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje