Kategoria Superiore, katër takime luhen nesër. Kukësi-Partizani mbyll të hënën javën e 8-të

6 Tetor 2018, 17:07Sport TEMA

Java e 8-të e Kategorisë Superiore do të startojë ditën e nesërme ku do të luhet katër sfida mjaft të forta.

Ndeshja kryesore e kësaj jave dhe mbyllëse e javës së 8-të do të jetë mes Kukësit dhe Partizani që do të luhet ditën e hënë në orën 13:45 në “Elbasan Arena”.

Në konferencën e sotme për shtyp trajneri i Partizanit, Skënder Gega, u shpreh verilindorët janë një ekip i fortë, por të kuqtë do japim maksimumin për tre pikët e rradhës.

“Ndaj Skënderbeut Kukësi luajti një ndeshje të luftuar dhe mendoj se humbja nuk e zbeh si ekip. Theksoj se ndaj nesh Kukësi si ekip do të jap 100% dhe them që është një ekip për tu vlerësuar kanë bërë histori vitet e fundit , por ne jemi gati për të dhënë më të mirën tonë”, u shpreh Gega.

Një tjetër duel me mjaft interes do të jetë dhe ai mes Flamurtarit dhe Kamzës. Të dyja ekipet po kalojnë një krizë rezultatesh dhe objektivi i tyre do të jetë vetëm marrja e fitores.

“Na pret një ndeshje e vështirë me Kamzën, pasi kjo e fundit vjen nga një gjendje jo shumë e mirë, pasi nuk ka fituar në ndeshjet e fundit. Ne do të shkojmë në Kamëz për t’u kthyer te fitoret”, deklaroi Ilir Daja trajneri i Flamurtarit.

Në Gjirokastër, Luftëtari do të pres kampionët e Shqipërisë, Skënderbeun.

Mezani u shfaq optimist, para këtij takimi duke theksuar se bluzinjtë janë gati për t’u përballur denjësisht me korçarët.

“Nesër do të jemi në fushë për të marrë më të mirën e mundshme ndaj Skënderbeut. Skuadra është gati për këtë ndeshje. Uroj që çdo lojtar që do të luajë, të japë më të mirën, pasi është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne që të kemi vazhdimësi”, tha Mezani.

Ndërkohë, tek Skënderbeu trajneri Shehi do ketë dy mungsa per kete takim, Marko Radas dhe Demte Beneyam.

Më poshtë kalendari i ndeshjeve të javës së tetë të Kategorisë Superiore. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje