Varësia ndaj drogës që Diego Armando Maradona pësoi gjatë kohës së tij si futbollist dhe pas lënies së futbollit – është po aq e njohur sa aftësitë e tij me topin.
Megjithatë, më 10 shtator, kur u prezantua si trajner i ri i Dorados de Sinaloa , Maradona në konferencën për shtyp sqaroi edhe njëherë atë periudhë të tijën.
Tashmë më i qetë dhe nga komoditeti i zyrës së tij në stadiumin Banorte, Maradona kthehet në skenën e medias dhe e bën këtë në mënyrën e vet, duke lëshuar një intervistë tronditëse për Infobae.
“Argjentina është një vend që është plot hipokritë ” , tha ish-kampioni i Napolit .
“Ka nga ata që më kritikojnë dhe më pas marrin drogë tamam si unë. Ka nga ata që pretendojnë të jenë shenjtorë dhe pastaj përdorin droga me cilësi të lartë.
Dhe unë ju garantoj se është kështu, sepse shpesh kam përdorur drogë me shumë prej tyre.
Jam i sigurt për një gjë: koha do të më japë të drejtë”, tha Maradona për Infobae
Dhe fjalët e trajnerit aktual të Dorados de Sinaloa janë të destinuara për t’u diskutuar.
Me vetëm 25 ditë punë në krye të skuadrës së tij të re, Maradona ka arritur të marrë dy fitore. (TemA)