La Repubblica pretendon: Cristiano Ronaldo mendon se Real Madrid kërkon ta fundosë.
Sipas gazetës italiane, marrëdhënia e Ronaldo-s me Los Blancos i thye përfundimisht gjatë dhjetorit të kaluar.
Gjatë akuzave për evazion fiskal, presidenti i Real Madrid Florentino Perez refuzoi ta mbështeste yllin e ekipit, ndërkohë që portugezi mendonte se përgjegjës për gabimin e llogarive ka qenë vetë klubi.
Kjo thuhet të ketë qenë arsyeja kryesore e largimit te Juventus gjatë verës.
Por La Repubblica ka një teori të pabesueshme se Real Madrid kërkon t’i prishë imazhin, duke pretenduar se ky është mendimi i vetë Ronaldo-s.
Sipas tyre, Ronaldo është i bindur se gjithçka që ka ndodhur, si mungesa e çmimeve personale, akuzat e përdhunimit, kartoni i kuq ndaj Valencia-s, sponsorët që po largohen, kanë ardhur nga klubi i Real Madrid.
Atehere sipas kesaj logjike gjithcka qe ka fituar Ronaldo ,i ka fituar jo se i meritonte por sepse
ishte lojtar i Realit